LAJMI I FUNDIT:

Arsovski: Ruskovska nuk është e pranueshme për ne për kryetare të Prokurorisë

Arsovski: Ruskovska nuk është e pranueshme për ne për kryetare të Prokurorisë

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski tha se ndarja shkrirja e PSP-së në Prokurorinë Publike në njëfarë mënyre praktikisht është e pranueshme dhe kjo është një nga ato mundësi që ofrohen.

Arsovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për propozim ligjin e ri për Prokurorinë Publike, njoftoi se detajet duhet të analizohen dhe pastaj partia do të dalë me vërejtje konkrete.


Lidhur me propozimin e kryeministrit Zoran Zaev, duke iu referuar prokurores Vilma Ruskovska që drejton prokurorinë, Arsovski tha se një ide e tillë për ta nuk është e pranueshme.

“Zoran Zaev edhe një herë konfirmoi bashkëpunimin midis LSDM-së, atij dhe “Ruskovskës”. Ai përsëri konfirmoi se propozimi i tij për një prokuror të ri, në vend të Katica Janevës, është zgjedhja e tij personale, domethënë një njeri që ka punuar për të gjithë periudhën e kaluar për interesat e LSDM-së dhe këtë Qeverinë dhe praktikisht ishte pjesë e drejtësisë selektive të urdhëruar nga Zoran Zaev nga zyrat e qeverisë qendrore, ndërsa prokuroria Ruskovska dhe gjyqësori Kacarska e plotësojnë këtë pjesë. Të gjithë ata që ishin kundër Zoran Zaevit, të cilët do të përpiqeshin të ngrinin kokën kundër Zoran Zaevit, u akuzuan dhe dënoheshin nga Ruskovska dhe Kacarska. Prandaj, kjo është dëshira personale e Zoran Zaevit, e cila nuk është e pranueshme për ne”, tha Arsovski./Telegrafi/