LAJMI I FUNDIT:

Për një zgjidhje që do na shpëtojë nga kjo fantazmë

Për një zgjidhje që do na shpëtojë nga kjo fantazmë

Pak përpara 30 qershorit, Norbert Mappes-Niediek, një prej gazetarëve gjermanë që e njeh më së miri rajonin tonë, shkruante se problemi në Shqipëri është se njerëzit i shohin gjërat bardhezi. Nuk është se nuk ka të drejtë. Kriza politike në tërësinë e saj është e mbushur plot me ngjyra. Edhe politika në Shqipëri ka nuancat e saj. Disa mund të thonë se janë më shumë nuanca gri. Por, të pranosh faktin që mendojmë bardhezi, duket si një fyerje për inteligjencën. Sepse edhe nëse i dimë ngjyrat e çdo situate, fakt është se përballë kemi një fantazmë të frikshme që po lëshon siluetën e saj mbi të gjithë vendin. Dhe përballë fantazmave, edhe gjermanët tregohen bardhezi: Shihni reagimet e tyre ndaj lindjes dhe fuqizimit të një partie të ekstremit të djathtë, që të kujton kohërat e zeza të nazizmit.

Fantazma që kanë mbi kokë shqiptarët, ajo e votimeve njëpartiake, nuk është një histori që na mbërriti në derë si një aksident, por një proces që ka kohë që gatuhet dhe që ka nisur me përdhosjen fillimisht të parlamentit dhe nuk di të ndalet as pas votimeve me përparimin e disa nismave kundër lirisë së mediave dhe me dyshimet e forta se Reforma në Drejtësi mund të përfundojë si një armë në duart e qeverisë, me të cilën ajo mund të ‘vrasë’ kë të dojë.


***

Më 17 prill të këtij viti, Alan Garcia, ish-president i Perusë, një personazh kontrovers, një demagog i shkëlqyer, një orator që të befasonte, një politikan që të bënte për vete aq shumë, sa disa thonë se nuk duhej të dëgjoje fare në mënyrë që të shpëtoje prej magjisë së tij, mbërriti në shtëpi në një lagje luksoze të Limas. Aty e prisnin disa policë me një urdhërarresti në duar. Prokuroria e akuzonte për korrupsion. Pasi u kërkoi leje për të komunikuar me avokatin, Garcia u fut brenda në dhomën e gjumit. Pas pak u dëgjua një krismë. Ish-presidenti i kishte dhënë fund jetës. Fundi i tij tronditës ishte paralajmëruar nga vetë ai në një letër, por edhe në komente me miq dhe gazetarë. “Ne latinët jemi më romantikë. Ne kemi një sens më historik se saksonët. Ne mendojmë për lavdinë, mendojmë se si do na kujtojë vendi më vonë. Kjo peshon shumë për ne”. Vetëvrasja ishte një përpjekje për të rishkruar historinë e tij, thotë “The Economist”. Megjithatë, siç tregon reagimi i njerëzve, pas fundit politik, çdokush e ka të vështirë që të rishkruajë historinë e tij, qoftë edhe duke bërë akte ekstreme. Tre të katërtat e peruanëve vazhdonin ta quanin të korruptuar ose shumë të korruptuar edhe pas vdekjes. Për një politikan, kjo është si një lloj vdekjeje.

***

Historia është e pamëshirshme në këtë aspekt. Ajo i zhvesh ngjarjet nga nuancat e ngjyrat. Në kujtesë mbetet zakonisht e zeza. Kështu, në një të ardhme ndoshta shumë të shpejtë, Edi Rama nuk do mbahet mend se dëgjoi fjalën e një zyrtari amerikan apo të ndonjë ambasadori evropian dhe shkoi në votime të dielën, por si kryeministri i parë i postkomunizmit që bëri zgjedhje pa opozitën. Madje edhe ato me hijen e manipulimit. Mos t’ju rrejnë, çdo media e huaj dhe çdo zë racional bie dakord për dy gjëra: këto zgjedhje i mbyllën derën integrimit dhe pjesëmarrja e ulët ishte goditje për Ramën. Ai nuk do të kujtohet as për batutat e veshjet, por për drogën, mafien, blerjen e zgjedhjeve, së fundmi gjithmonë e më shumë edhe për lirinë e munguar të medias. Nuk do mbahet mend se fajësoi opozitën si të keqen e madhe, por sepse bllokoi integrimin e vendit. Këtë nuk e ndryshon asnjë manovër, sado radikale që të jetë, sidomos tani që i ka mbaruar ora politike.

Ka vetëm një shpresë dhe ajo qëndron te një operacion i madh dhe i rëndësishëm, që do instalojë për herë të parë pas 30 vitesh institucionin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend- jo vetëm këtë herë, por përgjithmonë. Rama mund të bëhet një forcë e rëndësishme pas këtij operacioni, qoftë edhe me largimin e tij. Përndryshe historia rrezikon ta shohë më shumë si një “footnote”.

Në trend

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Kalo në kategori