LAJMI I FUNDIT:

Për një shekull qëndroi fshehur: Rishfaqet krijesa misterioze, që mendohej se është zhdukur (Foto)

Për një shekull qëndroi fshehur: Rishfaqet krijesa misterioze, që mendohej se është zhdukur (Foto)

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, pas 100 vitesh është shfaqur një krijesë që mendohej se është zhdukur.

Radarët kujdestarë që kërkojnë për gjallesa të ndryshme, e kanë regjistruar gjallesën misterioze, që ka trup të tejdukshëm në formë të fulterëzës, me madhësi afro dhjetë centimetra, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, ajo është e rrethuar me një ‘shtëpi’ nga proteinat dhe celuloza, që ka madhësi deri një metër në diametër. Gjallesa e krijon këtë lloj mbështjellësi në formë larvash, për të kapur grimca të ndryshme ushqimi, derisa lëvizë nëpër ujë. Kur kanalet e të së ashtuquajturës shtëpi bllokohen, ajo e hedhë dhe e formon tjetrën, për një kohë shumë të shkurtër.

Megjithëse është e gjatë vetëm dhjetë centimetra, familjarët e saj të largët që janë kandilat e detit, nuk arrijnë madhësi më të madhe se tre apo katër centimetra. Megjithatë, janë mjaftë të dobishëm në ujëra, sepse i dërgojnë mbetjet ushqimore në thellësi, pasi aty i heqin nga vetja ‘shtëpitë’.

Shkencëtarët kanë konfirmuar se e kanë parë për herë të dytë Bathochordaeus charon, emri i kësaj krijese sipas mitologjisë greke, për të cilën mendohej se i dërgon shpirtrat e të vdekurve në lumin Styx. Hera e parë që është parë dhe dokumentuar, ka qenë në vitin 1900, ndërsa ishte zbuluar nga një mostër e gjetur më 1890.

Krijesa e pakapshme, mbase ka rënë edhe më parë në radarë, por ka qenë shumë larg dhe nuk shihej si duhet, duke bërë që të mendohet se është zhdukur, apo nuk ka ekzistuar kurrë. Disa kanë menduar se është mit, apo thjeshtë variant i ndonjë specie tjetër që nuk ekziston më.

Në këtë rast, hulumtuesit kanë qenë me nëndetëse dhe i kanë shkuar pas. Megjithëse nuk ia kanë dalë ta zënë me rrjetë, fotografimet e bëra janë përputhur me përshkrimet e para një shekulli.

“Është një zbulim i mirë dhe dokumentet e saktësojmë se evidenca gjenetike, është e njëjtë me atë që kërkohej” ka thënë Allice Alldredge, profesoreshë e biologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara.

Ndryshe, nga i njëjti hulumtim janë gjetur edhe 21 specie të rralla, por që ende nuk është vërtetuar përkatësia e tyre. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pikërisht atëherë kur mendoni se

Pikërisht atëherë kur mendoni se "dita juaj shkoi shumë keq" - shihni këto fotografi dhe ndoshta do të ndryshoni mendim

Fun
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Interesante
Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Fun
Kalo në kategori