LAJMI I FUNDIT:

Për një muaj do të dihet sa është dëmi nga “Laramanët”

Për një muaj do të dihet sa është dëmi nga “Laramanët”

Shteti fillon procedurë për vlerësim të dëmeve të të mirave publike të shkaktuara nga individë të cilët protestojnë në suaza të “Revolucionit Laraman” informojnë nga Qeveria, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas informatave të organeve kompetente, në vlerësim janë përfshirë të gjithë objektet e dëmtuar, ai i Kuvendit dhe i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Porta “Maqedonia”, objektet e Ministrisë së drejtësisë dhe Kulturës, Drejtoria për të ardhura publike, Agjencia për media, Agjencia për punësim, një numër më i madh përmendoresh, sheshesh si dhe objektet e komunës së Manastirit, Prilepit.
Nga qeveria shtojnë se për disa objekte, Byroja për ekspertizë tashmë ka bërë ekspertiza me kërkesë të vetë subjekteve.


“Qeveria në seancën e saj e ka obliguar Byronë për ekspertizë gjyqësore që në afat prej 30 ditësh të bëjë vlerësim të dëmeve” ka thënë për Vest, Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënësi i Qeverisë./Telegrafi/