LAJMI I FUNDIT:

Për një ditë, policia shqiptoi 1321 tiketa të trafikut

Për një ditë, policia shqiptoi 1321 tiketa të trafikut
Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës nuk ka kursyer ata të cilët kanë shkelur rregullat e komunikacionit, duke shqiptuar gjithsejtë 1321 tiketa të trafikut.

Po ashtu policia ka arrestuar edhe 33 persona, ku 24 janë dërguar në mbajtje ndërkaq 2 në vuajtje të dënimit.


Në 24 orëshin e fundit janë shënuar edhe aksidente, ku 11 ishin me të lënduar ndërkaq 13 me dëme materiale.

Policia e Kosovës në vazhdimësi bënë apel te shoferët që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit. /Telegrafi/