LAJMI I FUNDIT:

Për mbi 50 vite qëndroi i groposur, alpinisti francez 8 vite më parë gjeti thesarin– kishin rënë nga aeroplani që udhëtonte nga India

Për mbi 50 vite qëndroi i groposur, alpinisti francez 8 vite më parë gjeti thesarin– kishin rënë nga aeroplani që udhëtonte nga India

Thesari me smeraldë, rubinë e safirë për dekada qëndroi i groposur në malet Mont-Blanc të Francës, por më në fund është ndarë mes alpinistëve që e gjetën dhe autoritetet lokale, tetë vite pasi e gjetën.

Një alpinist që hasi në gurët e çmuar në vitin 2013, e besohet se ishin fshehur në një kuti të metaltë që po transportohej me aeroplan nga India, i cili u rrëzua 50 vite më parë jolarg vendit ku është gjetur, transmeton Telegrafi.


“Gurët e çmuar këtë javë janë ndarë në dy pjesë, që vlerësohet se kapin shumën e 150 mijë eurove”, tha për AFP, kryetari i Shamonisë, Eric Furnie.

Ai tha se është “shumë i lumtur” që po i vjen fundi këtij rrëfimi. Dy aeroplanë të Air India ishin rrëzuar në Mont-Blanc në vitin 1950 dhe 1966. Gjatë atyre viteve, alpinistët vazhdimisht i kërkuan mbetjet e fluturakeve, njerëzit që mund të kenë shpëtuar si dhe valixhet.

Ndërkaq në shtator të vitit 2012, u bë e ditur se ishte aeroplani Boeing 707 që po udhëtonte nga Mumbai, i cili u rrëzua në jugperëndim të Mont-Blanc gjatë 24 janarit të vitit 1966.

Në këtë aksident ajror patën humbur jetën 117 persona, përfshirë edhe pionierin e programit bërthamor të Indisë, Homi Jenhangir Babua.

Autoritetet besojnë se gurët e çmuar kishin rënë sipas të gjitha gjasave nga aeroplani që po udhëtonte nga Mumbai në drejtim të Neë Yorkut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori