LAJMI I FUNDIT:

Për masakrën e Srebrenicës u shqiptuan dënime me 699 vjet burgim, gjykimet ende vazhdojnë

Për masakrën e Srebrenicës u shqiptuan dënime me 699 vjet burgim, gjykimet ende vazhdojnë

Gjykata e Hagës dhe gjykatat vendore në Bosnjë, Serbi dhe Kroaci kanë dënuar 45 vetë me 699 vjet burg – plus tre dënime me burgim të përjetshëm – për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të tjera kundër boshnjakëve në Srebrenicë në korrik 1995.

Dymbëdhjetë muajt e fundit është parë një tjetër vendim historik që dënoi një figurë të lartë të serbëve të Bosnjës për përfshirje në mizoritë më të këqija në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – Ratko Mlladiq, ish-komandanti i shtabit kryesor të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në nëntor.

Duke e shpallur Mlladiqin fajtor për gjenocid në vendimin e shkallës së parë, gjykata e OKB-së në Hagë tha se ai kishte “synimin gjenocidal për të shkatërruar boshnjakët në Srebrenicë”.


Sipas gjyqtarëve, prova e këtij qëllimi ishte mesazhi i Mlladiqit për banorët boshnjakë të Srebrenicës, që ata mund të “mbijetonin ose zhdukeshin”.

Ashtu si Radovan Karaxhiq, i cili u dënua për gjenocid në një vendim të shkallës së parë vitin e kaluar, Mlladiq ka treguar se do ta apelojë vendimin.

Me afrimin e përvjetorit të këtij viti të masakrave të Srebrenicës, gjykatat në Hagë, Sarajevë, Beograd dhe Zagreb kanë dhënë gjithsej 699 vjet burg – plus tre dënime me burgim të përjetshëm – të pandehurve të dënuar për kryerjen e krimeve pas rënies së Srebrenicës në duart e Ushtrisë dhe policisë Serbe të Bosnjës, të cilët vranë më shumë se 7,000 burra dhe djem dhe deportuan mbi 40,000 gra, fëmijë dhe të moshuar.

Gjykata shtetërore e Bosnjës ka miratuar shumicën e vendimeve për krimet e Srebrenicës, duke dënuar 24 vetë; gjykata e Hagës ka dënuar 14 ish-anëtarë të Ushtrisë Serbe të Bosnjës dhe forcës policore, ndërsa gjyqësori serb ka dënuar pesë persona krime në Srebrenicë.

Ndërkohë, sistemi gjyqësor kroat ka dënuar dy ish-anëtarë të njësisë paraushtarake Akrepat.

Vendimi i parë që vendosi se në Srebrenicë ishte kryer gjenocid ishte ai që u dha në rastin kundër ish-zv/komandantit të  Korpusit të Drinë s të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Radislav Krstiq, i cili u dënua me 35 vjet burg se ndihmoi dhe inkurajoi kryerjen e gjenocidit.

Gjykata e Hagës arriti në përfundimin se krimi ishte planifikuar në nivelin më të lartë dhe ata që ishin më të përgjegjshëm ishin stafi i Shtabit Qendror të Ushtrisë Serbe të Bosnjës.

“Dhoma e quan masakrën në Srebrenicë me emrin e saj të duhur – gjenocid. Ata që janë përgjegjës për të do të mbajnë mbi supe barrën dhe kjo do të shërbejë si një paralajmërim për të tjerët që mendojnë kryerjen e një akti të tillë të tmerrshëm,” tha gjyqtari Theodor Meron ndërsa lexoi vendimin për dënimin e Krstiqit.

Disa vrasës e pranojnë fajin e tyre 

Gjykata e Hagës ka dhënë dënime me burgim të përjetshëm për gjenocid për ish-shefin e sigurisë në Shtabin Qendror të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Lubisha Beara, kreut të saj të inteligjencës dhe sigurisë, Zdravko Tolimir dhe Vujadin Popoviq, i cili ishte kreu i sigurisë i Korpusit Drina të ushtrisë.

Beara vdiq vitin e kaluar në një burg në Gjermani, ku po vuante dënimin e tij, dhe Tolimir vdiq një vit më parë duke pritur që të dërgohej për të vuajtur dënimin e tij.

Ish-ushtari i ushtrisë Serbe të Bosnjës Drazen Erdemoviq ishte i pandehuri i parë i Srebrenicës që pranoi fajin e tij para Gjykatës së Hagës, duke pranuar se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e mbi 1,000 boshnjakëve nga Srebrenica në Branjevo në korrik 1995. Pasi vuajti dënimin e tij dhe u lirua nga burgu , identiteti i Erdemoviqit u ndryshua për ta mbrojtur atë.

Marko Boskiq, një ish-anëtar i Skuadrës së 10-të të Zbulimit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, gjithashtu pranoi se ishte fajtor për përfshirje në vrasjet në Branjevo dhe u dënua me dhjetë vjet burg në një marrëveshje pranimi fajësie me gjykatën shtetërore të Bosnjës.

Boskiq siguroi atë që prokurorët e përshkruan si “informacion të rëndësishëm” mbi ekzekutimet në Branjevo edhe për autorët e tjerë, duke kontribuar në identifikimin dhe gjykimin e tyre.

Zv/komandanti i Brigadës së Zvornikut e Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Dragan Obrenoviq, gjithashtu pranoi se ishte fajtor dhe u dënua me 17 vjet burg nga gjykata e Hagës.

Gjykatësit zbuluan se Obrenoviq ishte në dijeni që anëtarët e brigadës po merrnin pjesë në masakra të organizuara dhe në varrosjen e kufomave.

“Jam fajtor që nuk bëra disa gjëra, që nuk mbrojta të burgosurit, pavarësisht faktit se isha në një pozicion të përkohshëm. Vazhdoj të pyes veten, çfarë mund të bëja dhe çfarë nuk bëra?”, tha Obrenoviq në gjykatë.

“Mijëra njerëz të pafajshëm vdiqën. Ka varre, refugjatë, gjithçka është shkatërruar dhe ka trishtim total. Unë mbaj një pjesë të përgjegjësisë për këtë,” tha ai.

“Akrepat” burgosen në Beograd dhe Zagreb 

Sistemi gjyqësor serb ka dhënë vetëm dy vendime për krimet e Srebrenicës dhe asnjë për gjenocid – Beogradi nuk e pranon që vrasjet masive ishin gjenocid, pavarësisht nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

Në një rast, një ish-anëtar i Detashmentit të 10-të të Zbulimit, Branko Gojkoviq, u dënua me dhjetë vjet burg pasi lidhi një marrëveshje pranimi fajësie me prokurorinë serbe.

Rasti tjetër përfundoi me katër anëtarë të njësisë paraushtarake të “Akrepave” – Slobodan Mediç, Branislav Mediç, Pero Petraseviq dhe Aleksandar Mediq – që u dënuan me një total prej 53 vitesh burg për vrasjen e gjashtë robërve të Srebrenicës në një fshat afër Trnovës në Bosnje.

Ata u inkriminuan nga një video e vrasjeve që ishte filmuar nga një prej paraushtarakëve të “Akrepave” që fillimisht u shfaq në gjyqin e Sllobodan Millosheviqit në Hagë.

Ndërkohë Kroacia dënoi ish luftëtarët e “Akrepave” Milorad Momiq dhe Slobodan Davidoviq me 15 dhe 14 vjet burg përkatësisht për përfshirjen e tyre në vrasjen e gjashtë robërve nga Srebrenica në Trnovo në 1995.

Prova kryesore në çështjen kroate ishte e njëjta video e xhiruar nga një prej “Akrepave”, të cilën gjykata zbuloi se tregonte Davidoviqin duke dhënë urdhra dhe duke qëlluar me armë shtesë ndaj të burgosurve.

Çështjet gjyqësore në pesë raste të tjera që kanë lidhje me Srebrenicën vazhdojnë ende në gjykatën shtetërore të Bosnjës.

Një total prej 11 personash po gjykohen në Sarajevë, përfshirë ish-komandantët e Batalionit të Dytë dhe të Gjashtë të Brigadës së Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Srecko Acimoviq dhe Ostoja Stanisiq.

Tetë ish-anëtarë të forcave speciale policore serbe të Bosnjës po ashtu po gjykohen në Beograd për vrasjen e civilëve boshnjakë nga Srebrenica në një depo në Kravicë në korrik të vitit 1995.

Por, procedurat në gjykatën serbe janë shoqëruar me vonesa dhenjë dëshmitar i mbrojtur ka pohuar se ai është kërcënuar.

Ndërkohë, në Hagë apeli i Radovan Karaxhiqit kundër dënimit të tij për gjenocid në Srebrenicë dhe krime të tjera pritet të dëgjohet më vonë këtë vit në Mekanizmin për Gjykatat Penale Ndërkombëtare, me apelin e Ratko Mlladiqit që do të pasojë në vitin 2019. /BIRN/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori