LAJMI I FUNDIT:

Për letërnjoftimet e serbëve të Kosovës, bisedohet të martën në Bruksel

Për letërnjoftimet e serbëve të Kosovës, bisedohet të martën në Bruksel

Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën ka njoftuar sot se pret që problemi i letërnjoftimeve të serbëve të Kosovës do të zgjidhet të martën, më 19 prill, në takimin që do të mbahet në Bruksel dhe se serbët nuk duhet të kenë drojë se do t’u kufizohet liria e lëvizjes për shkak të paralajmërimeve të Prishtinës.

“Nga Bashkimi Evropian kemi marrë garanci se nuk do të lejohen akte të njëanshme që kanë për qëllim edhe pengimin e procesit zgjedhor më 24 prill, dhe presim se problemi do të zgjidhet të martën në mbledhjen e Brukselit”, transmeton Koha.net njoftimin e agjencisë Beta.

Ministrja për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka vendosur dje që nga data 18 prill të mos lejojë hyrjen në Kosovë të personave me letërnjoftime të Republikës së Serbisë, theksojnë mediet e Beogradit.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi sot në Nish se në fillim të javës së ardhshme do të bisedojë në Bruksel me përfaqësuesit e Kosovës për problemin e letërnjoftimeve të serbëve të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori