LAJMI I FUNDIT:

Për këtë fjali Fetai u dënua me 1000 euro nga gjykatësja Mihajlova

Për këtë fjali Fetai u dënua me 1000 euro nga gjykatësja Mihajlova

Fatime Fetai dje u dënua me 1000 euro, për siç thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1, ”Sjellje në mënyrë joprofesionale, duke e keqpërdorur të drejtën e fjalës dhe duke shkelur çdo parim të kodit të etikës të prokuroris publike”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjykimi kundër Gruevskit, dënohen prokuroret Janeva me 2000 euro dhe Fetai me 1000 euro
Lexo po ashtu Gjykimi kundër Gruevskit, dënohen prokuroret Janeva me 2000 euro dhe Fetai me 1000 euro

Por çka e nervozoi gjykatësen Tatjana Mihajlova që ta dënojë Fetain? Portali Libertas ka shkruar se brenda në seancë Fetai Mihajlovës i ka thënë ”Nuk jam këtu për të ju parë se sa e bukur je.”


Kjo frazë u dëgjua edhe në ”bombat” e LSDM-së ku dëgjohej ish-ministrja e MPB-së Gordana Jankuloska e cila ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski i tha ”Nuk e kemi vënduar aty për se është i bukur.” duke folur për kryetarin e Këshillit gjyqësor.

Gjykata themelore Shkupi 1: Janeva dhe Fetai u sollën në mënyrë joprofesionale në gjykatë
Lexo po ashtu Gjykata themelore Shkupi 1: Janeva dhe Fetai u sollën në mënyrë joprofesionale në gjykatë

Për Katica Janevën kishte dy dënime me nga 1000 euro. /Telegrafi/