Liverpool u përballë me Evertonin në derbin e qytetit, sfidë të cilën në fund e fituan me shifrat 2-0 falë dopietës së Mohamed Salah i cili po vazhdon me formë fantastike këtë edicion.

Ndeshje si kjo ku vëmendja mediatike është e madhe mund të shfrytëzohet për të dhënë mesazhe të ndryshme.


Këtë e bënë tifozët e Liverpoolit që përveç këngëve të cilat i kënduan në mbështetje të ekipit të tyre, ata kërkuan që të intervenohet në luftën mes Izraelit dhe Palestinës duke bërë thirrje që të shpëtohet populli palestinez.

capture 2 1

Një baner me mbishkrimin, “Për hir të Zotit, shpëtoni Gazën”, u pa prezent në mesin e tifozëve të Liverpoolit gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Liga Premier lëshoi ​​një urdhër ndalimi të qartë për flamujt izraelitë dhe palestinezë, si dhe sende të tjera që lidhen me luftën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Në fillim të kësaj jave, Mo Salah publikoi një video deklaratë të formuluar me kujdes, në të cilën ai u kërkoi udhëheqësve botërorë të gjenin një mënyrë për të de-përshkallëzuar konfliktin si dhe lejimin e ndihmave humanitare./Telegrafi/

telegrafi sport app