LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 13° cloudy

Për herë të parë, në veriun e Mitrovicës mbahet panairi që prezanton trashëgiminë kulturore shqiptare

Për herë të parë, në veriun e Mitrovicës mbahet panairi që prezanton trashëgiminë kulturore shqiptare
Panairi "Trashëgimia kulturore, vlera që na bashkon" në veriun e Mitrovicës

Panairet që prezantojnë trashëgiminë kulturore shqiptare, në Mitrovicë gjithmonë kanë zënë vend të rëndësishëm dhe janë mirëpritur nga qytetarët e kësaj zone.

Por, kësaj radhe është hera e parë që në veriun e Mitrovicës u mbajt një panair i tillë, shkruan Telegrafi.

Ky panair u quajt “Trashëgimia kulturore, vlera që na bashkon” dhe ishte tre ditor.


Drejtoresha e organizatës jo-qeveritare “Business Women Mitrovica”, Melihate Beshiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në këtë panair janë prezantuar veshje dhe ushqime tradicionale.

Panairi “Trashëgimia kulturore, vlera që na bashkon” në veriun e Mitrovicës

Beshiri ka thënë se të gjitha komunitetet ishin të ftuara të marrin pjesë në panair. Sipas saj, komuniteti serb nuk ishte i pranishëm edhe pse ishte i ftuar.

“Të gjitha komunitetet kanë qenë të ftuara. Komuniteti serb nuk ka ardhur edhe pse ka qenë i ftuar”, është shprehur ajo.

Ajo ka shtuar se panairi është mirëpritur nga të gjithë, derisa ka theksuar se ka pasur edhe nga komuniteti serb që kanë shijuar ushqimet shqiptare tradicionale.

“Panairi ka qenë i mirëpritur si nga ana e shqiptarëve dhe serbve, kështu që kemi pasur edhe klientë serb që kanë shijuar produktet tona për shembull turshi, bakllava, pite dhe fli”, ka potencuar Beshiri.

Beshiri ka deklaruar se panairi është mbështetur nga Komuna e Mitrovicës Veriore, transmeton Telegrafi.

Panairi “Trashëgimia kulturore, vlera që na bashkon” në veriun e Mitrovicës

Ajo ka potencuar tutje se gjatë këtyre tre ditëve nuk kanë pasur ndonjë vështirësi dhe se gjithçka ka shkuar në rregull.

“Jo, nuk ka pasur vështirësi. Shumë mirë kemi kaluar, sfida nuk kemi pasur, gjithçka ka qenë në rregull”, ka përfunduar drejtoresha e organizatës jo-qeveritare “Business Women Mitrovica”, Melihate Beshiri. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vrasja e dyfishtë në Stanovc të Vushtrrisë, detaje të reja

Vrasja e dyfishtë në Stanovc të Vushtrrisë, detaje të reja

Kronika e Zezë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku i vrasjes, xhelozia pse ka shkuar të punojë në një vend tjetër

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku i vrasjes, xhelozia pse ka shkuar të punojë në një vend tjetër

Lajme
Dy të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Stanovc të Vushtrrisë

Dy të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Stanovc të Vushtrrisë

Kronika e Zezë
“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

Lajme
Momenti kur raketa izraelite godet spitalin në Khan Younis derisa gazetari i Al Jazeera po raportonte drejtpërdrejtë

Momenti kur raketa izraelite godet spitalin në Khan Younis derisa gazetari i Al Jazeera po raportonte drejtpërdrejtë

Azia
Ngritja në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kosova fiton shumë nga UEFA

Ngritja në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kosova fiton shumë nga UEFA

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori