Arrestimi i ish komandantit të UÇK-së në zonën e Dukagjinit, aktualisht lider i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nxitur reagime të shumta. Të prekur nga momentet e vështira që po kalon Haradinaj, janë në veçanti ish-ushtarët e tij besnik, të cilët edhe në këtë betejë siç e quajnë ata, i japin përkrahje prijësit të tyre.
Përmes një letre publike, reagim në kundërshti me arrestimin e Haradinajt, ish ushtarja e UÇK-së, Brigada 138 Gjakova, sot veterane e luftës, Shkëndije Hoda, tregon për shkeljen që ndër vite iu bë popullit tonë, e të cilëve në ballë gjithmonë i dolën djem e vajza që e deshën atdheun
KosovaPress publikon të plotë letrën e veteranes së luftës së fundit në Kosovë, Shkëndije Hoda, “Mos ma prekni Lirinë”.
“Lirinë nuk e blemë dhe nuk na solli askush, lirinë e fituam me gjak, me mund e vlera. Jemi goditur e fyer, jemi arrestuar e maltretuar ndër shekuj me bisha e kasapë, e lirinë nuk na solli as nuk na fali askush. Shpesh na fyen Skënderbeun, Nëna Terezën, Shotën e Azemin, na fyen historinë, duke pas frikë nga shqiptarët. Megjithatë, mbetëm stoik dhe të paluhatshëm në arritjen e qëllimit tonë, Lirinë.
Na fyet edhe Naimin e Migjenin, duke ngrit mure mbi gjuhën shqipe, shkronjat deshët të na i ndërroni, identitetin u munduat të na bëni ‘karpatiane’, na sulmuat për të na gjunjëzuar, na bëtë prit nëpër histori, kombin na bëtë copë, nënat na i përdhunuan, na vodhët trohet e bukës, por jo, lirinë nuk na grabitët as nuk na sollët dhuratë.
Këtu e kishim duke marrë frymë mes nesh, por e kishim të pranguar , të rrahur e mbyllur, e kishim të gjithën brenda vetës, ishim betuar se kjo liri nuk do të mbetej fillikat vetëm. E dinim vdekjen secili, e dinim nga mundë të vije, por më shumë ia dinim lirisë, rrugën e trasuar të saj. Edhe gjaku ishte qëndresa jonë, ishte simboli për ta ruajt flamurin, ishte e bëma e frymës sonë.
Ju sot po na nëpërkëmbni prapë, por po na bashkoni më shumë se kurrë, po i bashkoni idealistët e lirisë, të ndershmit dhe të ndërgjegjshmit, atdhetarët dhe liridashësit, po i bëni bashkë kundër mashtrime dhe abuzimeve, kundër hajnisë dhe korrupsionit. Ju po na bëni më të fortë ta ruajmë këtë liri.
Sot ju arrestuat një pjesë të lirisë sonë, arrestuat Komandantin dhe jo individin, ju prekët zemrën e UÇK-së jo Ramushin, ju po dëshironi që vlerat e Veteranëve dhe Invalidëve, Dëshmorëve dhe Martirëve ti prangosni, por jo, ju lirinë s’na sollët, lirinë e sollën gjaku, gjymtyrët dhe mundi i sajë.
Prandaj, lirinë mos na prekni se do na zhgënjeni, do na dëshpëroni dhe mos na bëni të ndihemi fajtorë, që do e zgjojmë prapë ndjenjën e saj. Mos na bëni të përsërisim dhembjet e kujtesës së qindra njerëzve ende me plagë të therura.
Heronjtë e historisë mos i gjuani mbrapa supeve, se as për hak tradhtinë se kishin, andaj mos gjuani mbi vlerat e lirisë se kemi trashëguar besën dhe nderin. Historinë nuk na bëri Franca, po as perëndimi, historinë e bënë trimat dhe trimëreshat e kombit, ata që dhanë dhe vazhdojnë të japin më të vlefshmen e tyre, jetën.
Ju e lejuat në duart e Serbisë pa mëshirë luftëtarët e lirisë, lejuat të humb rinin Anton Lekaj –Pinqo, Kelmendin e shumë e shumë të tjerë. Ju jeni bërë faqja e zezë, duke përkrahur pritat dhe pusit ndaj komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, të rrjetëzuara nga Serbia.
Ju ‘Aleatët’ që thirreni në emrin e lirisë që na” sollët”, ju sot po na rrezikoni atë, ju po bëheni anti-perendimor dhe anti-liri, sepse ju vetë po mundoheni ta dështoni perspektivën e shqiptarëve në Kosovë. Heshtja juaj dhe forca juaj e dobësuar po më bën të bindem, që ju jeni krah një diktatori si Serbia, nuk di nëse po i keni frikë, apo po i keni frikë Rusisë. Unë e kuptojë kapsllëkun e qeverisë sonë, që vetë Serbia ia bëri sëmundje, por ende s’po mundë të kuptoj sëmundjet e juaja mentale, si njerëz të zgjuar.
Një qëndrim i juaj karshi Serbisë më bind në fjalën popullore ‘për inat sime vjehërr vdektë im bir’, një handikap i madh i BE-së. Edhe kjo më bindi që ju po i nënshtroheni diktatorëve, regjimeve duke bërtitur me nocione mashtruese “ Demokraci liberale”. Mënyra e etiketimeve të juaja perëndimore ndaj arrestimit të vlerës së UÇK-së dhe Komandantit të saj Haradinaj, janë të ndryshme, edhe sikur të zgjohen gjithë Millosheviqianët këndej dhe andej, edhe sikur të zgjoheshin gjithë Daçiçët, këndej dhe andej, edhe sikur të ju përmbysin Evropën e lodhur, ju ambasadorë e shëtitore të botës do mbeteni njësoj para këtyre kasapëve.
Në fund e them se tradhtia që vjen mbrapa, nuk e gjunjëzon Ramushin ajo veç që e forcon, e forcon aq shumë, sa po i forcon vlerat e luftës së lirisë. E kjo po na bind se Qeveria bashkë me misionarët e tij evropian, janë bashkuar ndaj një kauze antidemokratike, antikombëtare, dhe krejt në fund kundër vlerave të UÇK-së.
Dhe kushdo mund ti burgos, kushdo mund të etiketoj, kushdo mundë të abuzojë me vlerat e luftës, sepse kjo qeveri nuk ka etikë dhe as moral për këta njerëz, arsyen besoj që tashmë e dini.
Andaj këto ‘lojëra me zare’, nuk mundë të më bindin që të na marrin lirinë, liria do të mbrohet sa herë rrezikojnë atdheun, vlerat dhe njerëzimin, liria tashmë është bërë frymëmarrje e jetës sonë. E nostalgjikët e Serbisë duhet ta dinë, se ky arrestim mundë të sjell pasoja, mundë të sjell zhgënjim, dëshpërim dhe dhembje”. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre