Gjatë gjashtë muajve të kaluar, në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, gjithsej janë të regjistruara 517 aksidente trafiku, edhe atë në Tetovë 397 dhe në Gostivar 120, ose dhjetë për qind më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në këto aksidente, 5 persona kanë humbur jetën, në Tetovë 4 dhe në Gostivar 1, ndërsa 467 persona kanë përfunduar me lëndime trupore, edhe atë në Tetovë 393 dhe në Gostivar 74, derisa dëmi i përgjithshëm material, llogaritet të jetë mbi 23 milion e 600 mijë denarë, në Tetovë mbi 17 milion e 800 mijë denarë ndërsa në Gostivar mbi 5 milion e 700 mijë denarë.
Shkaktarë numër një për këto aksidente në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit është “Shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve në rrugë”, ndryshe quajtur vozitje e shpejtë, edhe atë 155 aksidente, në Tetovë 113 dhe në Gostivar 42, më pas “Mosrespektimi i përparësisë së kalimit” 65 aksidente, në Tetovë 54 në Gostivar 16.
Aksidentet e trafikut, me persona të lënduar gjatë kësaj periudhe, kanë përfunduar me 143 padi penale, edhe atë 111 në Tetovë dhe 32 në Gostivar, të cilat kanë pasuar kundër 147 pjesëmarrësve në aksidente, 114 në Tetovë dhe 33 në Gostivar, më së shumti për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë në komunikacion” si dhe për “mosëdhënie të ndihmës”./koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe