LAJMI I FUNDIT:

Për festën e pensionimit të punëtorit të komunës, kolegët angazhojnë një valltare erotike (Video, +18)

Për festën e pensionimit të punëtorit të komunës, kolegët angazhojnë një valltare erotike (Video, +18)

Punonjësit të paemëruar të komunës së Alcala de Henares në Spanjë, kanë organizuar një festë për pensionim, ku është ftuar edhe një valltare erotike.

Në videon e postuar më poshtë, shihet burri me këmishë të hapur, të cilit i vallëzon sipër një femër, ndërsa kolegët brohorasin, transmeton Telegrafi.


Pasi filmimi me sjellje perverse ka bërë xhiro në rrjetet sociale, zyrtarët e komunës kanë kërkuar falje, duke thënë se ajo ishte angazhuar pa dijeninë e tyre.

“Nuk ka qenë në plan të ftohet ndonjë valltare dhe nuk kemi paguar për të. Ishte një festë e zakonshme, që ndryshoi ritmin pa dijeninë tonë”, thuhet në komunikatën e lëshuar lidhur me rastin.

Në anën tjetër, sjelljet e punonjësit dhe të kolegëve të tij janë konsideruar të ulëta, duke marrë parasysh se e drejtojnë një institucion shtetëror.

“Në ndërtesë publike zhvillohen gosti private dhe tregojnë se janë feministë duke angazhuar valltare erotike”, është një nga komentet që ka marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/