Çdo herë e më shumë po rritet numri i fëmijëve në kampin e emigrantëve në Lesbos të Greqisë, që po lëndojnë veten dhe deri më tani janë shënuar disa raste të tentimvrasjeve.
Siç raporton BBC, në kampin Moria të dedikuar për 2 mijë persona, aktualisht jetojnë rreth 18 mijë persona. E muajve të fundit është rritur numri i refugjatëve që po arrijnë në Lesbos, e në mesin e tyre janë edhe familje që kanë ikur nga vendet e prekura nga lufta, transmeton Telegrafi.
“Kurrë nuk kam menduar se do t’i dëgjojë fëmijët e moshës 7-8 vjet duke thënë: ‘Dëshiroj të vdesë'”, thotë psikologja e fëmijëve Angela Modareli, e cila gjatë tre muajve të fundit ka pasur 20 raste të vetëlëndimit dhe dy tentimvrasje.
Në klinikën e fëmijëve është rritur brenga për shëndetin mendor. Në mesin e tyre është një 17-vjeçar i cili i ka shkaktuar vetes lëndime trupore, e që kur ka mbërritur në kamp vuan nga pagjumësia.
“Nuk është mirë, vazhdimisht flet se si dëshiron ta lëndojë veten”, shtoi Modareli.
Ajo shtoi se kushtet për jetë në kampin Moria kanë pasoja të tmerrshme në shëndetin mendor të fëmijëve.
“Zakonisht fëmijët kur vuajnë nga ndonjë traumë u duhet kohë dhe hapësirë që të rehabilitohen. Moria nuk i lejon fëmijët që të rehabilitohen. Fëmijët parashkollor për shembull mund t’i shihni se si godasin kokën në mur dhe shkulin flokët, kurse te ata të moshës 12-17 shohim se si me mjete të mprehta lëndojnë veten dhe vazhdimisht flasin për vdekjen”, ka shtuar Modareli.
Kampi Moria në ishullin grek Lesbos është shtëpia e 7 mijë fëmijëve emigrantë. Këta fëmijë, shumica prej të cilëve janë të traumatizuar, mësojnë gjuhën angleze në një shkollë brenda kampit. Zekrija Farzat, që është edhe vetë refugjate, ka themeluar shkollën e kampit “Dallga e Shpresës”. Kjo shkollë, siç thuhet në profilin e tij të Facebook-ut, përbëhet nga dy grupe të refugjatëve dhe azilkërkuese në Moria të cilët së bashku me vullnetarët, punojnë në edukimin e kategorive të rrezikuara në kamp, në veçanti fëmijët dhe gratë e reja.
“Askush nuk dëshiron ta braktisë vendin e vet. Këtu kam parë mjaft fëmijë. Ata jetojnë në kushte shumë të vështira, por as ne nuk trajtohemi më mirë. Nuk kemi personel të mjaftueshëm të mjekëve dhe infermiereve, nuk kemi mjaftueshëm ushqim”, thotë Zekrija.
Në shkollën e Zekrijas, fëmijët përpos gjuhës angleze, ndjekin orët e artit dhe muzikës.
“Kemi filluar nga zeroja. Jam munduar të gjej hapësirë për një shkollë, kurse tani i kemi tri klasa, më shumë se njëmijë nxënës dhe 20 mësues”, ka shtuar ai.
Sipas tij, aty të gjithë merren me diçka – vijnë ndjekin dy apo tri orë mësim dhe luajnë në ndonjë instrument apo vizatojnë diçka, duke shpresuar se do t’ua rikthej lumturinë.
Emigrantët mund të jetojnë në kampin Moria për muaj të tërë, derisa të marrin përgjigje ndaj kërkesave të tyre për azil. Tani që dimri ka arritur në kamp, shumica e fëmijëve nuk kanë rroba të trasha e as këpucë për temperatura të ulëta.
“Ajo çfarë tentojmë të bëjmë që sigurojmë një ambient të sigurtë, të rikthejmë besimin dhe që atyre fëmijëve t’ju ofrojmë një hapësirë ku mund të tregojnë rrëfimet e tyre. Punojmë me fëmijë për të forcuar atë që jemi duke punuar prej kohësh, me qëllim që ta kuptojnë se nuk faji i tyre”, ka shtuar Modareli.
Qeveria greke planifikon që 20 mijë emigrantë t’i zhvendosur nga Lesbosi dhe ishujt tjerë në një zonë tjetër. Gjithashtu ka premtuar se do të përshpejtojë procesin e kërkesave për azil, por edhe i ka bërë thirrje Evropës që të ndajë përgjegjësinë për zgjidhjen e krizës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas nëntë muajsh të bllokuar në hapësirë, astronautët kthehen në Tokë - NASA zbulon se çfarë do të ndodhë tani me ta

Sulm me dronë në bazat ajrore ruse, Kremlini thotë se ukrainasit kryen sulmin më të madh që nga fillimi i luftës

Gjermania me këshilla të udhëtimit në SHBA pas arrestimit të qytetarëve të saj

Kryeministri britanik bën një vizitë të rrallë në nëndetësen me armë bërthamore për të treguar fuqinë e Mbretërisë së Bashkuar

Trump do të nënshkruajë sot urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn