LAJMI I FUNDIT:

Për dy shkronja dështon deklarata për liberalizim të vizave

Për dy shkronja dështon deklarata për liberalizim të vizave

Deklarata për liberalizim të vizave është hequr nga rendi i ditës gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kjo ka ndodhur pasi që partitë parlamentare në Kuvend nuk kanë arritur që të arrijnë marrëveshje për tekstin e kësaj deklarate.


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje u pajtua që deklarata të hiqet nga rendi i ditës, mirëpo ka shprehur habi me siq ka thënë ai me ndryshimin e qëndrimeve të kryetarit të PDK-së njëherit edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas asaj që kishte deklaruar të martën në takimin e përbashkët ku veç liderëve të partive ishin edhe ambasadorët e huaj.

Ymeri ka ritheksuar se ata nuk janë kundër liberalizimit të vizave, dhe se çdo subjekt politik e do atë, por kanë mospajtim për shënjimin e vijës kufitare.

I pari i VV-së, tha se kryetari Veseli njëherë është pajtuar dhe është deklaruar se do e nënshkruaj këtë deklaratë, por në mënyrë ironike ka thënë se ata po ndryshojnë varësisht prej klimës dhe motit.

“Mua më duhet pak e çuditshme sepse pjesët e këtij teksti që janë prezantuar sot rrjedhin nga një tekst që janë diskutuar të martën ku keni qenë edhe ju në cilësinë e kryetarit të PDK-së dhe me të cilën aty ju jeni pajtuar. Ju u pajtuat me tekstin propozuar për t’u nënshkruar si deklaratë e përbashkët e subjekteve politike ku thelbi i asaj deklarate është bërë për këtë. Tash unë nuk po di pse është e papranueshme kjo për Partinë Demokratike të Kosovës kur kryetari i saj praktikisht u pajtua me një propozim që e patët ju atë ditë që të ishte fjala shqyrtim mirëpo thatë në fund se e unë e nënshkruaj edhe me fjalën rishqyrtim, apo jo ?Dhe tash thua që nuk pajtona me këtë tekst dhe është pak e çuditshme se po pajtoheni , nuk po pajtoheni varësisht prej klimës edhe motit por sidoqoftë ne jemi dakord që të tërhiqet pasi që nuk ka dakordancë të mos votohet asnjë prej deklaratave dhe të vazhdohet me pika tjera të seancës”, tha Ymeri.

I menjëhershëm ishte reagimi i Veselit, i cili tha se qëndron prapa asaj se çfarë është biseduar në takim. Madje ai kishte shpresuar që do të krijohej një shpresë për liberalizimin e vizave.

Se fjala është për dy shkronja, ai tha se shqyrtim dhe ri-shqyrtim ndryshojnë.

“Unë qëndroj prapë në atë se çfarë është biseduar atje, kam qenë dhe jam i bindur se më e mira për këtë vend është që të kalohen dallimet tona për mënyrën që të krijohet një shpresë për liberalizimin e vizave. Kam kërkuara që të paktën nëqoftëse ishte qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të ketë ri-shqyrtim, tash të paktën pse nuk e lëreni edhe shqyrtimin, isha i gatshëm. Kanë qenë disa ambasadorë aty, edhe ju keni qenë aty, unë kam thënë pse nuk po e leni edhe shqyrtimi i marrëveshjes keni parasysh cila është sot propozimi. Në zgjidhjen e kontekstit të demarkacionit me Malin e Zi për mos rishikimit dallon shqyrtim- rishqyrtim, shikim-rishikim, sido që të jetë krejt çka jam duke munduar të bëjë kam qenë në gjendje që edhe nëse dëmtohemi politikisht të arrijmë një konsensus bashkë për me dal një marrëveshje. Po e shoh që as sot në Kuvend e as me liderët e partive politike nuk kemi me mujt me arrit dhe kemi me dënu qytetarët tanë me liberalizimin e vizave. kjo ëshët Visar vetëm dëshirova të qartësoj, shqyrtimin e kam pranuar”, tha Veseli.

E shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kërkuar nga PDK që të jenë tolerant për dy shkronja dhe ta votojnë deklaratën e tyre.

“Sa i përket kësaj gjithë po pajtohemi që jemi për liberalizim të vizave, që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm dhe të mos iu mohohet kjo e drejtë por prapë më çudit fakti pse për dy shkronja po debatojmë, si shqyrtim si ri-shqyrtim i procesit është njëjtë prandaj në këtë drejtim bëhuni pak tolerant, dhe nëse doni me pas konsensus me opozitën me të vërtetë kish me qenë në të mirën e qytetarëve, dhe ne nëse v ortotoni këtë po e qesim, a e votoni atëherë hajdeni. Unë nëse do isha në vendin tuaj do e kisha pranuar, për dy shkronja. Jeni pak tolerant”, ka kërkuar Lekaj.

Ndryshe, pasi largimit nga pika e rendit të ditës , deklaratën për liberalizimin e vizave, Kuvendi vazhdoi punimet e saj me pika tjera të rendit të ditës.

Është votuar në parim që Ligji për Faljen e Borxheve të vazhdohet deri më 1 shator 2017, ku për këtë kanë 53 deputetë dhe 14 kan qenë kundër.

Për këtë Shqipe Pantina nga Vetëvendosje ka kërkuar nga Ministri i Financave Avdullah Hoti që të tregohet se cilat nga kompanitë kanë përfituar më së shumti nga falja e borxheve.

Gjithashtu u miratua edhe ligji për kamatë-vonesat në Transaksionet Tregtare dhe ai për Shërbimin Emergjent.