Rachel Sussman, terapiste e martesave në Nju Jork, ka përshkruar problemet më të zakonshme në lidhje, duke filluar nga menaxhimi i parave e deri te punët e shtëpisë.
Sipas saj, ka shumë burime të konfliktit mes çifteve, por çelësi i zgjidhjes, sipas saj, është të filloni duke i përmirësuar aftësitë e komunikimit, transmeton Telegrafi.
Pra, nëse komunikoni mirë, ju mund ta tejkaloni secilin problem.
Sidoqoftë, këto janë arsyet se përse çiftet fjalosen më së shpeshti:
Punët e shtëpisë
Nëse çiftet fjalosen për punët e shtëpisë, Sussman thotë se kjo ndodh pasi që njëri person ndihet sikurse është duke i bërë shumicën e punëve, përderisa tjetri person vetëm rri e pushon.
Në bazë të përvojës së saj, zakonisht personi që punon është gruaja. Prandaj, ajo ka treguar se ndarja e punëve të shtëpisë është faktori i tretë më i rëndësishmi në një martesë të suksesshme.
Rrjetet sociale
Sussman thotë se është rritur numri i ankesave sa i përket shprehive të përdorimit të rrjeteve sociale. Zakonisht çiftet që kanë probleme si pasojë e rrjeteve sociale janë në vitet e tyre të 20’ta apo të 30’ta.
Fjalosjet për rrjetet sociale përfshijnë rastet kur njëri partner rri tërë kohën në ndonjë rrjet social, ose kur partneri mendon se tjetri është i pavarur në telefon.
Financat
Është shumë normale që njëri person të shpenzojë më shumë, e tjetri të kursejë. Por, zakonisht keqmenaxhimi i financave shërben si burim i fjalosjeve mes çifteve dhe mund të shkaktojë probleme më të tilla.
Kështu është e rëndësishme që të konsultoheni me njëri-tjetrin rreth menaxhimit të financave dhe t’i përmbaheni rregullave që ia caktoni njëri-tjetrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRreziqet e internetit: Këshilla të sigurisë për prindërit, fëmijët dhe tinejxherët
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Maska më e mirë kundër zbokthit
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Ngërçet te bebet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën