LAJMI I FUNDIT:

Për analistët, Përzhino 2 prodhoi mosmarrëveshje (Video)

Për analistët, Përzhino 2 prodhoi mosmarrëveshje (Video)

Pavarësisht se hisedarët e Përzhinës iu përmbajtën marrëveshjes dhe aprovuan në afat rekord të gjitha ligjet e nevojshme për zbatimin e këtij pakti, analistët politik janë skeptik se ky trend do të vazhdojë tutje. Madje disa prej tyre thonë se tani do të dalin në shesh edhe më shumë mosmarrëveshjet që dolën nga këto marrëveshje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Xhenis Sulimani, madje si shembull merr listën e votuesve, dhe faktin se si shumica nga shifra prej 39 mijë votuesve të kontestueshëm, po dalim shqiptarë, ndërsa dy parti shqiptare dhanë pëlqimin e tyre për të shqyrtuar këtë pjesë të elektoratit.


“Ishim dëshmitar edhe të kësaj marrëveshje të fundit e cila tani po prodhon një mosmarrëveshje tjetër, e që është çështja me listën zgjedhore. Në fillim përmendeshin diku mbi 200 mijë persona të kontestueshëm për të votuar, ndërsa tani në listën e fundit që doli nga KSHZ ishin vetëm diku 39 mijë kështu që vërtetohet kjo tezë se marrëveshjet prodhojnë mosmarrëveshje në Maqedoni’’, tha për Tv21, Xhenis Sulimani, Analist politik.

Profesori universitar, Mersel Billalli është pesimist se ligjet e miratuara në Kuvend do të ofrojnë kushte për zgjedhje fer dhe demokratike.

Sipas tij, problem serioz do të jetë vet zbatimi i marrëveshjes.

“Pa dallim marrëveshjeve mes palëve dhe eventualisht zbatimi juridik i tyre, problem serioz do të ketë zbatimi faktik i tyre! Pra, strukturat që menaxhojnë me shtetin kanë përvojë të mjaftueshme që t’i manipulojnë të gjitha situatat dhe rrallëkush është optimist që diçka serioze do të bëhet. Personalisht nuk jam optimist që do të ketë ndonjë epilog të dobishëm’’, u shpreh Mersel Bilalli, Profesor Universitar.

Në fund të gushtit, pritet që NIkola Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, të ulen prapë në një tavolinë, dhe të kuvendojnë datën e zgjedhjeve, nëse vlerësojnë se janë përmbush kushtet e dala nga Përzhina 2./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori