LAJMI I FUNDIT:

Për 8 muaj Turqinë e vizituan 27 milionë turistë të huaj

Për 8 muaj Turqinë e vizituan 27 milionë turistë të huaj

Turqia ka pritur rreth 27 milionë vizitorë të huaj nga janari deri në fund të gushtit të këtij viti, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Numri i vizitorëve të huaj në periudhën tetë mujore të vitit 2018 është rritur me 22.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Stambolli, i cili është një nga destinacionet më të njohura në Turqi, në periudhën nga janari deri në gusht ka regjistruar numrin më të lartë të vizitorëve të huaj me 8.87 milionë. Pasohet nga qyteti turistik mesdhetar i Antalyas me 8.75 milionë vizitorë.

Për nga numri i vizitorëve të huaj në Turqi dominon Rusia me 4.18 milionë apo 15.5 për qind të totalit, e ndjekur nga Gjermania me 2.75 milionë dhe Britania e Madhe me 1.57 milionë vizitorë, shkruan AA.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2017 në Turqi erdhën 32.4 milionë vizitorë të huaj ndërsa në vitin 2016, kishte 25.3 milionë vizitorë. /Telegrafi/