LAJMI I FUNDIT:

Për 8 Mars do të dhurohen 500 dhurata për gjininë femërore

Për 8 Mars do të dhurohen 500 dhurata për gjininë femërore

8 Marsi është një ditë e veçantë e cila festohet pothuajse në të gjithë botën dhe përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.

Ndërsa për respektin e madh ndaj gjinisë femërore kompania e mirënjohur Sola në bashkëpunim me EBC Cosmetics dhe Telegrafi.com për 8 mars ka organizuar një aktivitet promocional në qendër të Prishtinës.

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas në sheshin Zahir Pajaziti do të shpërndahen 500 dhurata të cilat do të mund të fitohen nga gjinia mashkullore për të ja dhuruar më pas gjinisë femrore.

Në sheshin Zahir Pajaziti më 8 mars do të dhurohen 500 trandafila, të cilat do të kenë të bashkangjitur një kupon.

Kuponi i cili është i bashkangjitur me trëndafil do të ketë një shpërblim të veçantë, por për ta zbuluar çfarë përmbanë duhet të jeni prezent dhe të tërheqni dhuratën për më të dashurën tuaj.

Prandaj me 8 Mars prej orës 11:00 ejani në Sheshin Zahir Pajaziti, tërheqni një nga 500 trëndafilat dhe zbuloni kuponin që do t’i dhuroni asaj.

Sola do t’i dhurojë këto 500 dhurata sepse femrat meritojnë të kenë buzëqeshje në fytyrat e tyre, dhe përveç mbështetjes së të drejtave të tyre, kjo është më e pakta që mund të bëjmë për to.

Artikull i sponzorizuar