LAJMI I FUNDIT:

Për 6 orë do të mesin pa ujë Fushë Kosova, Kalabria dhe Zona Industriale

Për 6 orë do të mesin pa ujë Fushë Kosova, Kalabria dhe Zona Industriale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e lagjes Kalabria, Zona industriale në Fushë Kosovë dhe konsumatorët e pjesës dërmuese të komunës së Fushë Kosovës se, gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 11.00 deri në orën 17.00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Ndërprerja e ujit të pijshëm në zonat e lartcekura do të bëhet për shkak të punimeve teknike në afërsi të Kazermës ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, gjegjësisht sanim i një tubacioni në rrjedhje uji”, ka njoftuar KRU “Prishtina”. /Telegrafi/