LAJMI I FUNDIT:

Për 5 muaj 118 fëmijë viktima të dhunës, 4 prej tyre me aftësi të kufizuara

Për 5 muaj 118 fëmijë viktima të dhunës, 4 prej tyre me aftësi të kufizuara

Në Ditën ndërkombëtare të Fëmijëve, Handikos në kuadër të kampanjës “Bëhu mburoja ime” vendosi dy instilacione kukulla fëmijë me thënie të fëmijëve, që janë viktimave të dhunës në familje.

Drejtori i Handikos, Afrim Maliqi tha se dita ndërkombëtarë e fëmijëve ka për qëllim që fëmijët të jenë të lumtur, e për të qenë të lumtur këta fëmijë duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre.

Nga janari i vitit 2021, ka pasur 118 raste të fëmijëve që kanë qenë viktima të dhunës në familje, dhe 4 prej tyre kanë qenë me aftësi të kufizuara.

Maliqi tha se fëmijët me aftësi të kufizuara përjashtohen nga shoqëria si shkak i paragjykimeve, qasjes që nuk krijon mundësi në hapësirat ku të lëvizin si dhe mungesa e të drejtave të mirëfillta që janë të obligueshme për fëmijët.

“Dita ndërkombëtare e fëmijëve ka për qëllim që fëmijët të jenë të lumtur dhe për të qenë një fëmijë i lumtur duhet të i gëzoj të gjitha të drejtat, të drejtën në arsim, të drejtën mos të ketë abuzim apo dhunë, të jetë i lumtur dhe i barabartë sikur të gjithë të tjerët…Janë tre shkaktarë të cilët i përjashtojnë fëmijët apo nuk i përfshin fëmijët me aftësi të kufizuar në shoqëri, ato janë paragjykimet që ekzistojnë për personat me aftësi të kufizuar të cilat shkaktojnë frik izolim dhe komplekse, dhe ato familje pranojnë izolimin. E dyta është qasja që nuk u krijon mundësi në hapësirat ku lëvizin, dhe shkaktari i tretë është legjislacioni i cili nuk kemi arrit në konsideratë, të drejta të mirëfillta dhe që të jenë të obligueshme për fëmijët në këtë rast”, tha ai

Kaltrinë Misini tregoi për instilacionet ‘kukulla fëmijë’ të vendosura nga Handikos të cilat bartin mesazhe të fëmijëve viktima të dhunës në familje.

“Handikos sot me rastin e 1 Qershorit, ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka lansuar kampanjën ‘Bëhu mburoja ime’, e cila për qëllim ka promovimin dhe raportimin e dhunës tek fëmijët…Kemi vendosur dy instilacione ‘kukulla fëmije’ të cilat në vete bartin mesazhe të fëmijëve të cilët realisht kanë qenë viktima të dhunës në familje, këto mesazhe i kemi siguruar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Shtëpinë e Sigurt në Gjakovë…Një statistikë që e kemi marrë së fundi prej Policisë së Kosovës, ku prej janarit 2021 deri tash…janë regjistruar 118 raste të fëmijëve që kanë qenë viktima të dhunës në familje e që 4 prej tyre kanë qenë me aftësi të kufizuara”, tha ajo. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori