LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë, nëntë aktakuza kundër 11 personave

Për 24 orë, nëntë aktakuza kundër 11 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntë aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 14 persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave të dyshuar.


Po ashtu, janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj pesë personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në gjashtë raste të ndryshme, dhjetë persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë person të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur një aktakuzë për dy persona, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur tre aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një person për 48 orë, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj pesë personave të dyshuar dhe një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi të dyshuar. Gjithashtu, është ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër aktakuza kundër katër  personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori