LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë, 9 të vdekur, 162 raste të reja dhe 122 të shëruar nga coronavirusi

Për 24 orë, 9 të vdekur, 162 raste të reja dhe 122 të shëruar nga coronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 11.848 raste nga 45.397 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 425 raste të vdekjes.


Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.684 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.739.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori