Pepe i ka thyer dy brinjë nga përplasja me Kroos, pritet të mungojë dy muaj

281:"MADRID, SPAIN - APRIL 08: Pepe (L) of Real Madrid CF clashes with his teammate Toni Kroos (R) during the La Liga match between Real Madrid CF and Club Atletico de Madrid at Estadio Santiago Bernabeu on April 8, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images) 12:"Getty Images
Real Madridi ka konfirmuar se Pepe i ka thyer dy brinjë në ndeshjen kundër Atletico Madridit.
Mbrojtësi portugez shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij me kokë, para se Antoine Griezmann ta barazonte rezultatin.
Mirëpo, pas një përplasjeje me Toni Kroos, ai nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen dhe e lëshoi fushën në minutë e 67-të (në vend të tij u inkuadrua Nacho).
Pas ndeshjes, ai iu është nënshtruar testeve mjekësore, të cilat kanë konfirmuar frakturë të dy brinjëve.
“Pas ekzaminimeve të Pepes në Spitalin Universitar Sanitas La Moraleja, ai është diagnostikuar me frakturë në brinjën e shtatë dhe të tetë të anës së majtë”, thuhet në një njoftim të klubit.
Ky lëndim pritet ta lë Pepen së paku dy muaj jashtë fushe. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































