LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiola tregon fajtorin për humbjen ndaj Manchester United në finale të FA Cup

Pep Guardiola tregon fajtorin për humbjen ndaj Manchester United në finale të FA Cup

Manchester United e mposhti Manchester Cityn në finale të FA Cup me rezultat 2-0, duke siguruar kështu trofeun e vetëm këtë sezon, por edhe kualifikimin në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.

‘Djajtë e Kuq’ dominuan pjesën e parë të ndeshjes, duke krijuar disa raste dhe duke ushtruar presion ndaj lojtarëve të Cityt, por në të njëjtën kohë duke treguar një stabilitet në fazën defanzive.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola e mori përsipër fajin për performancën e dobët ndaj rivalit lokal të qytetit.


“Për shkak të vendimeve të mia ne nuk ishim në pozicionet e duhura për t’i sulmuar ata. Gabimi im, plani im i lojës nuk ishte i mirë”.

Man City me kontratë afatgjate për Pep Guardiola - por trajneri ende nuk ka vendosur
Lexo po ashtu Man City me kontratë afatgjate për Pep Guardiola - por trajneri ende nuk ka vendosur

“Unë mendoj se plani im i lojës nuk ishte i mirë. Pjesa e dytë ishte shumë, shumë më e mirë. Ne ishim më intensivë për shkak se ishim në disavantazh prej 2-0 dhe nuk kishim asgjë për të humbur”.

“Ishte një ndeshje e ngushtë. Ne i dhuruam atyre golin e parë, por duhet t’i japim merita atyre për golin e dytë”.

“Ne kishim disa mundësi të pastra në pjesën e dytë diçka që nuk ishte e lehtë për shkak se ata mbroheshin mirë dhe ne fatkeqësisht shënuam një gol paksa vonë”, përfundoi spanjolli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Kalo në kategori