LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiola synon ribashkimin me yllin e Bayernit – rivalizon Barçën për shërbimet e tij

Pep Guardiola synon ribashkimin me yllin e Bayernit – rivalizon Barçën për shërbimet e tij

Manchester City pritet që të “luftojë” me Barcelonën për të siguruar shërbimet e Joshua Kimmich nga Bayern Munich këtë verë.

Sipas HITC, City po synon që të shfrytëzojë situatën e tensionuar të Kimmich tek Bayerni pas regjimit të Thomas Tuchel në ‘Allianz Arena’.

Mesufshori momentalisht po monitorhet nga të dyja ekipet Barcelona dhe Man City, para hapjes së afatit kalimtar.


Pep Guardiola ishte në krye të Bayernit kur klubi nënshkroi me Kimmich nga Leipzigu dhe tani është i etur që të ribashkohet me të në ‘Etihad Stadium’. Reprezentuesi gjerman po hyn në vitin e tij të fundit të kontratës me Bayernin, që do të thotë se gjiganti bavarez mund të detyrohet ta shesë lojtarin në verë, për të fituar para.

“Man City është ekipi më i mirë në botë”, ylli i Real Madridit befason me deklaratën
Lexo po ashtu “Man City është ekipi më i mirë në botë”, ylli i Real Madridit befason me deklaratën

Në një intervistë për AS, gjermani i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij duke thënë: Dua të flas me Bayernin dhe kur ta bëjë këtë, unë nuk do të flas para mediave për këtë.

Ai gjithashtu kishte komentuar edhe thashethemet lidhur me një kalim të mundshëm tek Barcelona: Për momentin nuk po mendoj për këtë. Siç e kam thënë tashmë, unë do të flas me Bayernin fillimisht. Por natyrisht, Barcelona dhe Real Madridi janë klube të mrekullueshme me një histori të mrekullueshme.

Përkundër faktit që e ardhmja e tij tek klubi është e pasigurt, Kimmich duhet ta vendos fokusin në Euro 2024 me Gjermaninë, aty ku ai dhe bashkëlojtarët e tij do të synojnë që të sigurojnë trofeun para turmës vendase./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori