LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni teston aeroplanin e ri spiun për zonat e luftës

Pentagoni teston aeroplanin e ri spiun për zonat e luftës

Lartë mbi shkretëtirën Mojave, Pentagoni ka testuar gjeneratat e re të aeroplanit pa pilot i cili arrin lartësive më të mëdha, fluturon më gjatë, e së bashku me këtë është edhe më ekonomik nga secili aeroplan tjetër nën pronësi të Pentagonit.

“Fluturakja e re sjellë ndryshime në aviacion dhe hap një kapitull të ri”, ka thënë për ABC News ndihmës-sekretari i Ministrisë së mbrojtjes Zachary Leminos. Aeroplani Global Observer i kompanisë “AeroVironment” fluturon në stratosferë në lartësi prej 20 kilometrash, dyfish më lartë se Mount Everest. Kjo i mundëson që të fshihet dhe të jetë jashtë shënjestrës së predhave kundërajrore. Nga kjo largësi aeroplani mund të mbulojë 956.6 kilometra në secilin drejtim, që mjafton ta mbikëqyrë tërë Afganistanin.

Në fillim të këtij muaji, prodhuesi i ka mundësuar televizionit amerikan ABC News pamje të aeroplanit të ri, e para disa muajsh ka ofruar edhe një video-incizim të testit të parë të aeroplanit i cili si karburant shfrytëzon hidrogjenin. Globar Observer është jashtëzakonisht i lehtë i cili në ajër mund të qëndrojë shtatë ditë.

“Aeroplani si karburant shfrytëzon hidrogjenin i cili siguron energji trefish më të madhe sesa benzina. Bazuar në këtë, Global Observer mund të fluturojë më gjatë me shpenzim më të vogël, e sasia e emetimit të gazrave të dëmshme është barazi me zero”, ka thënë drejtori i kompanisë “AeroVironment” Tim Conver në intervistë për ABC News e cila është kryer në bazën e Forcës Ajrore amerikane në Edwards në Kaliforni. Aeroplani në atmosferë lëshon vetëm avull uji.

Fluturakja e re kryen me efektshmëri funksionin e satelitit, e kushton rreth 30 milionë dollarë. Sateliti kushton një miliard dollarë. Për dallim nga sateliti, ajo në ajër mund të jetë më e shpejtë dhe të ndryshojë pozitën e saj për një moment. /Telegrafi/