LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni në ajër: Brenda aeroplanit të Trumpit, për “Ditën e Kiametit”! (Foto/Video)

Pentagoni në ajër: Brenda aeroplanit të Trumpit, për “Ditën e Kiametit”! (Foto/Video)

Sa herë që presidenti amerikan udhëton me aeroplanin “Air Force One”, atë pas e ndjek një aeroplan tjetër i njohur ndryshe si “aeroplani apokaliptik”.

Fotografi të papara brenda këtij aeroplani janë publikuar në internet, ndërsa vetëm katër aeroplanë E-4B të këtij lloji ekzistojnë, dhe fluturojnë sa herë që presidenti amerikan udhëton nëpër botë me aeroplanin presidencial, transmeton Telegrafi.


Ky aeroplan funksionin si “mburoja e Pentagonit” në rast të ndonjë sulmi nuklear apo terrorist, ose nëse dikush i shpall luftë Shteteve të Bashkuara.

Që të katër aeroplanët janë modifikuar edhe pse kanë karrocerinë e Boeing 747, ndërsa brenda ka të instaluar pajisjet më moderne, mjete komunikimi.

Ky aeroplan zyrtarisht është “pagëzuar” me emrin “National Airborne Operations Center, ndërsa në ajër ngritët sa herë që presidenti Trump udhëton.

Këta aeroplanë shërbejnë si qendra komanduese për presidentin, Sekretarin e Mbrojtjes dhe gjeneralin e forcave ajrore, në rast të ndonjë sulmi bërthamor.

Ky aeroplan përdoret nga ushtria amerikane që nga vitet e 70-ta gjatë Luftës së Ftohtë, dhe shërben si bazë për mbajtjen e kontakteve me presidentin kudo që gjendet nëpër botë.

Ata janë të projektuar t’ju rezistojnë sulmeve elektromagnetike që shkaktohen nga shpërthimet bërthamore, dhe posedojnë pajisje që janë sekrete për qytetarët por që shërbejnë për të mbrojtur presidentit në rast të ndonjë sulmi.

Brenda tij gjithashtu janë të instaluara antenat speciale që i mundësojnë presidentit të mbaj kontakt me nëndetëset bërthamore që janë të gatshme për sulm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kalo në kategori