LAJMI I FUNDIT:

Pensionistët e Velesit sot protestuan sërish, bllokuan hyrjen në qytet për një orë

Pensionistët e Velesit sot protestuan sërish, bllokuan hyrjen në qytet për një orë

Mbi 300 pensionistë të pakënaqur të Velesit të organizuar përmes Bordit Iniciativ të “Shoqatës për jetë të dinjitetshme të pensionistëve” nga Velesi sonte nga ora 17 deri në 18 dolën sërish dhe në mënyrë paqësore protestuan duke bllokuar qarkullimin në hyrje të Velesit – Veri nga afër Shkupit dhe Shtip, në lokacionin afër pompës së benzinës “Lukoil”.

Siç informoi për AIM, Kire Vasilevski, kryetar i Bordit iniciativ të kësaj shoqate të pensionistëve, protestat e tyre do të vazhdojnë “derisa Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale t’i përmbushin kërkesat e tyre: rritje lineare të pensioneve prej pesë mijë denarëve dhe pension minimal prej 20 mijë denarë, si dhe auditim urgjent i të gjitha shoqatave të pensionistëve në vend dhe selisë së Sindikatës së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë”.


Vasilevski gjithashtu informoi se shoqata e cila vepron në një numër të madh të qyteteve të vendit, më 7 nëntor të këtij viti planifikon protestë qendrore para ambasadave të Belgjikës, Holandës, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, si dhe në përballë selisë së BE-së në Shkup.

Ndryshe, protestat e mëhershme paqësore të pensionistëve të Velesit përmes kësaj shoqate ishin bllokimi i komunikacionit në disa nga rrugët kryesore të Velesit në qendër të Velesit.

Nga ana tjetër, Shoqata e pensionistëve të Velesit, siç informoi kryetari Vele Aleksoski, u ofrojnë mbështetje pensionistëve për kërkesat e tyre./Telegrafi/

*Foto: Arkiv