Pendarovski: Shtypja e parave nuk është opsion në këtë moment, nuk mendojmë për skenarë katasotrofal
“Shtypja e parave absolutisht nuk është opsion në këtë moment, ne jemi larg mendimeve për skenarë katastrofal”. Kështu deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në takimin e Këshillit të Sigurisë, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse njëra prej masave ekonomike është edhe shtypja e parave, sipas modeleve të disa shteteve.
“Në takimin e Këshillit të Sigurimit ishte edhe guvernatorja e Bankës Popullore dhe sipas asaj që e prezantoi, ne nuk jemi ideal në pjesën ekonomike, meqë pandemia e merr haraçin e saj, por jemi larg të menduarit për skenarë katastrofal. Shtypja e parave nuk do të duhej të jetë variant në asnjë situatë, meqë kur do të kalojë e gjitha situata e krizës do të shkaktojë reperkusione edhe më të mëdha negative edhe për ekonominë tonë kombëtare”, tha Pendarovski.
Sipas tij, edhe shtete të tjera në këtë moment nuk janë të gatshme për ta zbatuar këtë, duke marrë parasysh ekonomitë më të mëdha në botë, e jo si e jona, e cila, siç u shpreh, është e varur nga tendencat globale ekonomike.
Pendarovski theksoi edhe se është dakord me setin e fundit të masave të publikuar paraprakisht nga Qeveria, me të cilin të gjithë funksionarëve, duke filluar prej tij e deri te funksionari i fundit në nivel lokal do të marrin pagë minimale prej 14.500 denarëve.
“Ne në muajt e ardhshëm do të marrim pagë minimale prej 14.500 denarëve. E mbështes absolutisht këtë masë meqë mendoj se është e shpërndarje e drejtë e barrës së krizës. Nuk ishte e mirë masa që paraprakisht qarkullonte dhe i ishte propozuar Qeverisë, që të gjithë nga funksionari më i lartë në shtet e deri te i punësuari i fundit në administratën publike pavarësisht nga të ardhurat e tij personale të jenë të ngarkuar në mënyrë të njëjtë, gjegjësisht të gjithë të marrin pagë minimale. Pra, nuk jam dakord me atë masë se të gjithë në administratë duhet të marrin 14.500 denarë, por konsideroj se është e mirë masa që ne që kemi paga shumë më të larta se mesatarja republikane të bartim barrën më të madhe, në këtë drejtim edhe të punohet për pagë minimale prej 14.500 denarë në muajin e ardhshëm, dy muaj dhe sado që të jetë e domosdoshme edhe më tutje kuptohet”, tha Pendarovski.
Në pyetjen nëse mendon të heq dorë tërësisht nga paga gjatë pandemisë, u përgjigj pozitivisht se nëse Qeveria propozon masë të tillë, ai do të jetë i parë i cili do ta mbështesë.
Pendarovski gjithashtu vlerësoi se në këtë moment nuk ka nevojë për vendosjen e masave më rigoroze lidhur me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve tanë, duke bërë të ditur se është vlerësuar se me këtë nivel të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve janë duke u arritur efekte të kënaqshme.
Në pyetjen nëse mendohet që pas përfundimit të 30 ditëve të para gjendja e jashtëzakonshme të zëvendësohet me gjendje të krizës në territorin e gjithë shtetit, tha se nuk mendohet për këtë.
“Jo, këtë dilemë e tejkaluam herën e kaluar në seancat paraprake të Këshillit të Sigurimit kur debatohej nëse është e domosdoshme të vendoset gjendje e krizës në tërë territorin ose gjendje e krizës në disa komuna prej atyre që deri në atë moment ishin përfshirë. Kryesisht mendohet se nuk nevojitet vendosje e situatës së krizës në gjithë territorin, para së gjithash dhe mbi të gjitha, nuk përjashtohet, por para së gjithash dhe mbi të gjitha për shkak të indikatorëve ekonomik të cilët tregonin përkeqësim të përnjëhershëm ose mundësi për përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes ekonomike në periudhën e ardhme nëse gjendja e këtillë vazhdon”, tha Pendarovski.
Seanca e djeshme e Këshillit të Sigurisë u mbajt në përbërje të zgjeruar. Presidenti Pendarovski më 18 mars, me propozim të Qeverisë shpalli gjendje të jashtëzakonshme 30 ditëshe në shtet për shkak të përballjes më efikase me korona virusin, ndërsa gjatë kësaj periudhe Qeveria duhet të parashtrojë raporte për efektet nga masat e miratuara për mbrojtje kundër korona virusit, aktivitetet e ndërmarra dhe planet për veprim në të ardhmen./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVotoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert