LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Shqiptarë, urdhëroni përpara, Millanoviq: Si do të ishte sikur ne ta kontestonim gjuhën boshnjake

Pendarovski: Shqiptarë, urdhëroni përpara, Millanoviq: Si do të ishte sikur ne ta kontestonim gjuhën boshnjake

Rruga dhe problemet me të cilat përballet vendi jonë ndaj BE ishin fokusi kryesor në takimet që i kishte presidenti Stevo Pendarovski në vizitën dyditor këtu në Zagreb. Presidenti kroat, Zoran Millanoviq, edhe një herë e theksoi mbështetjen nga Kroacia për Maqedoninë për fillim të negociatave me BE. Deklarata se gjuha maqedonase është bullgare e sekretarit shtetëror portugez për çështje evropiane, Ana Paula Zakarijash, e vlerësoi si të pakujdesshme dhe se është dhënë nga mosdija.

“Nga historianët që merren me politikë, më të këqij janë politikanët që mundohen të interpretojnë epoka historike. Mua sinqerisht më vjen keq për deklaratën e gabuar të ministres portugeze e cila në fakt groposi të gjithë përpjekjet e kolegut të saj nga Qeveria e njëjtë, Da Silva, që ai i ka bërë muaj me radhë, që në fund të atij kryesimi gjashtë mujorë të dalë me një propozim shkëlqyeshëm të balancuar, i cili ishte i kujdesshëm për interesat nacional edhe të RMV edhe për Bullgarinë. Lajmi i mirë është që kryesimi portugez ka përfunduar”, deklaroi Stevo Pendarovski – President i Maqedonisë së Veriut.


Millanoviq: Mos u bëtë maqedonas veriorë? “Quheni vetëm maqedonas”.

Pendarovski: “Asnjëherë”.

“Kur filloni të hyni në hapësirën intime të një shteti dhe çështjet delikate siç janë e drejta e emrit, gjuhës, kjo asnjëherë nuk përfundon mirë, posaçërisht nëse motivet janë të ulëta, nuk mendoj se janë të ulëta por oportuniste”, potencoi Zoran Millanoviq – President i Kroacisë.

Kjo vizitë e Pendarovskit në Kroaci po ndodh në prag të mbarimit të Kryesimit portugez, gjë të cilën të dy presidentët e shohin me admirim. Që nesër Sllovenia do të jetë në krye të Këshillit të BE, ndërsa, siç thonë që të dy presidentët, kjo është mundësi e shkëlqyer dhe moment që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e familjes evropiane. Gjatë pyetjes së gazetarëve, u komentua edhe deklarata e euro-komisarit Oliver Varhelji se Shqipëria mundet edhe pa Maqedoninë të fillojë negociatat me BE.

“Është pozitë morale dhe e drejtë, zotërinj nga Shqipëria urdhëroni përparoni drejt BE-së, për shkak se e meritoni këtë. Unë mendoj se edhe Maqedonia e Veriut vite me radhë e meriton të njëjtën gjë, por nëse më pyesni mua, nuk ka e as nuk do të ketë vërejtje, asnjë vërejtje nga Shkupi për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së”, shtoi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Pendarovski është president i parë i cili vjen në vizitë te presidenti i Kroacisë, Millanoviq, ndërsa ky takim dyditor ndodh në prag të ndryshimit të kryesisë së Këshillit të BE-së. Delegacioni do të qëndrojë edhe nesër për kur është paralajmëruar takim pune, ndërsa fokusi do të jetë në investimet dhe bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori