LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri kinez

Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri kinez

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Xhang Xuos, ambasadori i ri kinez i Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski, siç informojnë nga Kabineti i tij, në ceremoninë e dorëzimit të kredencialeve, theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm mes të dyja vendeve është i suksesshëm, miqësor, me vazhdimësi të shkëmbimit të vizitave në nivel të lartë dhe me dialog politik konstruktiv.


“Veçanërisht do të doja ta ndaj bashkëpunimin në suaza të “Procesit për bashkëpunim 17+1”, korniza e së cilës jep mundësi të mëdha për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit. Për ne, krahas bashkëpunimit në suaza të “Procesit për bashkëpunim 17+1, me rëndësi të jashtëzakonshëm është edhe bashkëpunimi ekonomik dypalësh i cili është me interes reciprok të të dyja shteteve dhe është jashtëzakonisht intensiv dhe i suksesshëm”, deklaroi Pendarovski.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti ngjarjen e rëndësishme që do të mbahet në vendin tonë në nëntor të këtij viti – Forumi kulturor për vendet e “Procesit për bashkëpunim 17+1 dhe dërgoi urime me rastin e shënimit të 70 vjetorit të ekzisimit të Republikës Popullore të Kinës me dëshira për prosperitet të mëtejshëm dhe për mirëqenie të popullit miqësor kinez.

Ambasadori Xhan Xuo tha se miqësia tradicionale midis Kinës dhe Maqedonisë së Veriut është e thellë dhe se Kina i jep rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve, të dyja shtetet po mbajnë shkëmbim të afërt të vizitave të nivelit të lartë, besimit dypalësh të fuqishëm politik në bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe shkëmbimit tregtar, arsimit, shkencës dhe teknologjisë, si dhe në infrastrukturë, ndërsa e gjithë kjo rezulton me përfitime materiale për njerëzit e vendeve tona”, theksoi ambasadori kinez”.

Presidenti Pendarovski ambasadorit të ri dëshiron sukses në kryerjen e përgjegjësisë së funksionit diplomatik.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori