LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski-Pompeo: Thellim të partneritetit strategjik me SHBA-të

Pendarovski-Pompeo: Thellim të partneritetit strategjik me SHBA-të

Sot në ‘Vila Biljana’ në Ohër, kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski priti Mike Pompeon, sekretar shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetari Pendarovski tha se vizita e sekretarit shtetërore, Pompeo, në një periudhë të rëndësishme për vendin tonë, është vërtetim i miqësisë mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut, bazuar në vlera për paqe, liri dhe demokraci, njofton Telegrafi Maqedoni.

“SHBA është partneri ynë strategjik që nga pavarësia jonë, ndërsa mbështetja amerikane ishte kyçe te reformat mbrojtëse dhe transformimi i Armatës sonë, me qëllim që të përmbushen kriteret për anëtarësim në NATO. Përmes programeve për zhvillim, SHBA-të na ndihmuan në përforcimin e institucioneve, sundimit të së drejtës, reformat në gjyqësi, përforcimi të sektorit qytetar dhe mediat”, theksoi Pendarovski.

Pendarovski, siç njoftojnë nga kabineti i tij, falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme e SHBA-ve në periudhën kur vendi i zgjidhte çështjet e vështira në stabiliteti si dhe në arritjen e kompromisit për çështjen e emrit.

“Maqedonia e veriut do të vazhdojë me bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-të. Mendoj se është e nevojshme mbështetja nga SHBA-të në periudhën e ardhme, në të cilën Maqedonia e Veriut bëhet anëtare e 30-të e NATO-s dhe nis bisedimet për anëtarësim në BE”, tha kryetari Pendarovski.

Sekretari Pompeo falënderoi për mikpritjen e mirë në Maqedoni të Veriut. Ai vërtetoi se përkrahja amerikane në thellimin e miqësisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, dhe kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori