LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski mori pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III

Pendarovski mori pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska, sot mori pjesë në ceremoninë solemne të kurorëzimit të Lartmadhërisë së tij mbretit Charles III dhe mbretëreshës Kamila në Kishën e Uestminsterit në Londër.

Siç bënë të ditur nga kabineti i tij, Pendarovski me bashkëshorten mbrëmë morën pjesë edhe në pritjen në Pallatin e Bakingamit, i organizuar nga Charles III për mysafirët e huaj – shefa të shteteve me të cilët Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore ka marrëdhënie diplomatike, për përfaqësues të rajoneve britanike dhe territore tejoqeanike, si dhe për anëtarë të familjes mbretërore dhe Qeverisë britanike.


“Presidenti dhe bashkëshortja morën pjesë në ngjarjet në Londër duke iu përgjigjur ftesës dërguar krerëve të shteteve nga pala britanike. Marrëdhëniet maqedonase-britanike bazohen në vlera të përbashkëta dhe universale dhe janë përmirësuar vazhdimisht që nga pavarësia jonë. Në vitin 2023, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar do të shënojnë përvjetorin e tri dekadave nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Pendarovskit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori