LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Festat e Krishtlindjes le të jenë motiv shtesë që të qëndrojmë përballë të gjitha tundimeve

Pendarovski: Festat e Krishtlindjes le të jenë motiv shtesë që të qëndrojmë përballë të gjitha tundimeve

Presidenti Stevo Pendarovski uron qytetarët me rastin e festës së madhe krishtere Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet. Me rastin e festës, Pendarovski u dërgoi letra urimi kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Metropolitit të Shkupit, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justiniana Prima, z.z. Stefan dhe kryetarit të Përfaqësisë të Kishës ungjillore – Kishës Metodiste, Emil Zaev.

Duke uruar Krishtlindjen për të gjithë të krishterët që festojnë ditën e lindjes së Krishtit, kreu i shtetit uroi që ata të kalojnë ditët e festës me humor të mirë, në paqe, qetësi dhe gëzim.


“Krishtlindja është festë që ne tradicionalisht e festojmë me të dashurit tanë dhe kur shtëpitë tona janë të mbushura me njerëz me mendime të mira. Por këtë vit i festojmë Krishtlindjet në një atmosferë tjetër, të shkaktuar nga pandemia, për shkak të së cilës ne duhet të respektojmë vazhdimisht masat e përcaktuara të mbrojtjes. Sidoqoftë, kjo nuk na ndalon të urojmë gjëra të mira. Le t’i lemë zemërimin dhe urrejtjen. Të komunikojnë me njerëzit e tjerë me gjuhën e dashurisë, të falin dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin. Le të jemi solidarë dhe të bashkuar. Vetëm në këtë mënyrë ne do të jemi në gjendje të dalim fitimtarë jo vetëm në luftën kundër pandemisë, por edhe me të gjitha problemet dhe vështirësitë e tjera me të cilat jeta na ballafaqon”, tha presidenti Pendarovski në urimin e sotëm.

Në kohë të tilla, nënvizon Pendarovski në urim, kemi nevojë për besim, energji pozitive dhe respekt të ndërsjellë. Festat e Krishtlindjeve, thotë ai, duhet të jenë motiv shtesë për të qëndruar përpara të gjitha tundimeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori