LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Është jo korrekte të jesh pjesë e Qeverisë dhe të mos votohet për zgjedhjen e saj

Pendarovski: Është jo korrekte të jesh pjesë e Qeverisë dhe të mos votohet për zgjedhjen e saj

Është precedent politik dhe jo korrekt të marrësh pjesë në Qeveri dhe të mos e votosh atë, tha presidenti Stevo Pendarovski lidhur me pengesat e OBRM-PDUKM-së dhe mospranimin e Talat Xhaferit për kryeministër të Qeverisë Teknike.

“Ose jeni dakord, ose nuk jeni dakord për një qeveri teknike. Mund të thuash që nuk duam t’i japim fare njerëz, por nuk mund ta kontestosh propozimin që sipas Ligjit për këtë Qeveri e jep shumica parlamentare. Nëse ata sugjerojnë se duhet të jetë Talat Xhaferi, ju takon juve të thoni po ose jo. Nuk mund ta kontestoni si individ, as si person”, tha presidenti Pendarovski në një intervistë për televizionin “Alsat-M”.


Ai shprehu shpresën se as qeveria dhe as opozita nuk do ta vështirësojnë punën këto pak ditë deri në zgjedhjen e të ashtuquajturit Qeveria e re e Përzhinos.

Në të vërtetë, shtoi ai, pengesat fillestare kanë ardhur nga opozita, për shkak të mosvotimit të Talat Xhaferit.

Presidenti theksoi se nëse opozita nuk jep kandidatë, apo nëse ata kandidatë nuk votohen në seancën parlamentare, nuk do të bëhet fjalë për Qeveri teknike, por për Qeveri politike de-fakto./Telegrafi/