LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Asnjë shtet unitar nuk është shkatërruar me dy gjuhë zyrtare

Pendarovski: Asnjë shtet unitar nuk është shkatërruar me dy gjuhë zyrtare

“Asnjë shtet me karakter unitar, i cili ka dy gjuhë zyrtare deri tani nuk është shkatërruar”, tha deputeti Stevo Pendarovski, duke ju kundër-përgjigjur deputetëve të OBRM-PDUKM-së, të cilët dolën kundër sjelljes së ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve.

“Është e pakontestueshme që gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe janë gjuhë zyrtare në Maqedoni. Mund vetëm të flasim për nivelin e përdorimit. Dhe në këtë drejtim dua të them se zgjidhja e tanishme është ekzistenca maksimale e përdorimit të gjuhës shqipe, si e drejtë e shqiptarëve dhe pajtohem me këtë”, tha Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai në fjalimin e tij përmendi disa shtete të cilat kanë sistem politik të njëjtë ose të ngjashëm me të Maqedonisë, në të cilat ka dy gjuhë zyrtare dhe të cilat kanë qëndruar dhe nuk janë shkatërruar.

Bjellorusia, Mali i Zi, Irlanda, Qipro, Izraeli, Luksemburgu, Zelanda e Re, janë disa nga shtetet që Pendarovski i përmendi në të cilat ka dy e më shumë gjuhë zyrtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori