LAJMI I FUNDIT:

Pema e ‘mençur’ që mund ta zgjidhë problemin e ndotjes së ajrit: Thithë ajrin e ndotur dhe funksionon sa 275 pemë

Pema e ‘mençur’ që mund ta zgjidhë problemin e ndotjes së ajrit: Thithë ajrin e ndotur dhe funksionon sa 275 pemë

Si funksionon kjo pemë?  Kompania ‘Green City Solutions’ i adresohet problemit global të ndotjes së ajrit duke e kombinuar një pajisje të veçantë vertikale me teknologjinë IoT (Internet of Things).

E quajtur ‘CityTree’, pema e mençur  kombinon bimë të caktuara të cilat e hanë materien e dëmshme të partiklave (PM-në), dyoksidin e azotit dhe dyoksidin e ozonit, transmeton Telegrafi.


Filtri i kësaj peme e ka të njëjtin efekt sa 275 pemë urbane, por kërkon 99 për qind më pak hapësirë.

Konstruksioni i saj përmban senzorë të cilët i mbledhin të dhënat klimatike dhe ato të ambientit, për ta rregulluar dhe kontrolluar njësinë dhe për t’u siguruar se pema mbijeton.

Duke përdorur teknologjitë si ‘WiFi’, ‘NFC dhe ekranet digjitale, pemët ‘CityTree’ gjithashtu mund të transmetojnë edhe informacione vizuale dhe digjitale.

Pema ‘CityTree’ në Glasgow, Skoci

SI KA LINDUR PROJEKTI ‘CityTree’?

Ideja e kësaj peme është iniciuar gjatë një udhëtimi të themeluesve në Azi dhe në Evropën jugore ku ishin ballafaquar me probleme të dorës së parë së ajrit të ndotur dhe me efektet e ngrohjes ekstreme në qytete. Në të njëjtën kohë, ata e kanë vëzhguar efektin e jashtëzakonshëm të gjelbërimit urban si masë kundër atyre problemeve. Skicën e parë të ‘CityTree’ e kishin vizatuar posa ishin rikthyer nga udhëtimet e tyre.

CILAT JANË KONCEPTET BAZIKE?

Themeluesit tregojnë se dëshirojnë që ta sigurojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe më të mirë të jetesës, e në veçanti për numrin në rritje të njerëzve që jetojnë në qytete. Për këtë arsye, ata thonë se qëllimi i tyre është t’u ofrojnë qyteteve një shërbim të plotë për adaptimin e ndryshimeve klimatike dhe për masat e pastrimit të ajrit përmes teknologjive të ndryshme. Në të njëjtën kohë ata besojnë në një lidhje të domosdoshme mes ekologjisë dhe ekonomisë për qëndrueshmëri të vërtetë.

Themeluesit e ‘Green City Solutions (nga ana e majtë): Wu Liang, Denes Honus, Peter sanger dhe Victor Splittgerber me një prototip të pemës ‘CityTree’, në Dresden, Gjermani

SA KUSHTON BLERJA DHE MIRËMBAJTJA E NJË PEME TË TILLË? 

‘CityTree’ kushton 24,900 Euro (në Gjermani) dhe mund t’i shtohen karakteristika ekstra. Për shkak se furnizohet me energji solare, teknologjinë IoT dhe një rezervar të integruar të ujit, ekrani i pemës vertikale kërkon vetëm disa orë mirëmbajtje në vit.

Pema ‘CityTree’ në Berlin, Gjermani

ÇFARË E DALLON ATË NGA PEMËT STANDARDE OSE MURET E GJELBRA DHE KONCEPTET TJERA NË TREG?

E mira është se ‘CityTree’ mund të vendoset edhe në lokacione ku asnjë pemë nuk mund të mbillet apo rritet. Tjetra është se ‘CityTree’, ndryshe nga filtrat tjerë të pastrimit të ajrit, nuk kërkon zëvendësim të shpeshtë të filtrave.

Pema ‘CityTree’ në Hong Kong, jashtë qendrës Hopewell

ME KË KA BASHKËPUNIM KOMPANIA?

Kompania ka bashkëpunim dhe mbështetje nga disa prej kompanive më të njohura në botë, duke përfshirë Universitetin Teknik të Dresdenit, Institutin e Leibnizit për Hulumtime Troposferike, PWC-në, HTW Grundungsschmiede, Deutsche bahn, BITKOM, e shumë të tjera.

CILAT VENDE E KANË ADAPTUAR KËTË PEMË?

Qysh nga fillimi i këtij projekti, themeluesit tregojnë se pajisjen e tyre e kanë implementuar në disa vende evropiane, duke filluar nga Norvegjia, Franca, Holanda, Mbretëritë e Bashkuara, Italia, Maqedonia dhe Gjermania. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori