LAJMI I FUNDIT:

Pelosi: Kina nuk do t’ia bëjë planin e udhëtimeve SHBA-së

Pelosi: Kina nuk do t’ia bëjë planin e udhëtimeve SHBA-së

Nany Pelosi që është në krye të Kongresit amerikan, ka deklaruar sot se Kina nuk do t’i bëjë planin e udhëtimit për Shtetet e Bashkuara, duke aluduar në vizitën e saj të fundit në Tajvan që ishte në kuadër të turneut në Azi.

“Nuk do të lejojmë izolimin e Tajvanit. Ata nuk e bëjnë planin tonë të rrugëtimit, partneriteti i SHBA-ve dhe Tajvanit është shumë i fortë”, shtoi Pelosi, transmeton Telegrafi.


Ajo pretendon se Kina ka tentuar ta izolojë Tajvanin, dhe se vizita e saj në Taipei ishte “si kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve ushtarake në afërsi të këtij ishulli”.

Kina do të sanksionojë Nancy Pelosin për shkak të vizitës në Tajvan
Lexo po ashtu Kina do të sanksionojë Nancy Pelosin për shkak të vizitës në Tajvan

“Kina ka tentuar ta izolojë Tajvanin. Ata ndoshta mund të tentojnë që të parandalojnë Tajvanin të merr pjesë në vende tjera, por jo edhe ta izolojnë, pasi do të parandalojmë një gjë të tillë”, tha Pelosi në Tokio gjatë fundit të vizitës së saj në Azi.

Zyrtarja e lartë amerikane ka bërë të ditur nga fillimi se vizitës se delegacioni amerikan në Tajvan, nuk ka për qëllim të ndryshojë status quo-në në Azi apo të Tajvanit.

“Qëllimi im është të sigurohemi për paqe në ngushticën e Tajvanit”, tha ajo për fund. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori