Kalimtarët mbetën të befasuar, kur në një rrugë të Londrës e panë një piton që po ngufaste një pëllumb.

Askush nuk e ka idenë, se nga erdhi gjarpri në këtë zonë urbane, ndërsa besohet se ka ikur prej ndonjë kafazi, transmeton Telegrafi.

“Duhet të ketë kujdes të shtuar për kafshët e egra, që mbahen sikur nëpër shtëpi. Pre e tyre mund të jetë edhe njerëzit” ka shkruar një komentues.

Forcat e rendit e kanë marrë reptilin dhe e dërguan në një qendër kafshësh, ndërsa pritet se do të dërgohen në ndonjë kopsht zoologjik. /Telegrafi/