Trajneri i West Ham Unitedit, Manuel Pellegrini ka thumbuar tërthorazi homologun e Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Ndeshja e mbrëmshme e zhvilluar në Londër mes këtyre dyja ekipeve përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.


James Milner ishte në pozitë jashtë loje kur morri një pasim nga Adam Lallana, i cili aksion më pas përfundoi me gol të Saido Manes.

GettyImages 1127397030 Javier Hernandez, Van Dijk, Keita dhe Fabinho (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Kiliani pohoi se e njëjta gjë i kishte ndodhur kur ishte trajner i Malgas, kur gjermani ishte trajneri i Borussia Dortmundit.

"Klopp është mësuar të triumfoj me gola të jashtë loje. Ai më mundi sa ishte pjesë e Malagës përmes një goli shtatë metra në pozitë jashtë loje. Kështu që nuk mund të ankohet për asgjë", ka thënë Pellegrini duke kujtuar ndeshjen e vitit 2013 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

"Ata shënuan një gol ku ishte lojtari një metër në "offside". Edhe në minutën e fundit të ndeshjes me Origin, përsëri një metër në pozitë jashtë loje", pohoi ai.

Ndryshe, Liverpooli si lider tashmë ka vetëm tri pikë më tepër se vendi i dytë në renditjen tabelore Manchester City. /Telegrafi/

telegrafi sport app