LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dhe NATO më të fortë se kurrë, Peleshi: “Defender Europe 23” po zhvillohet në pesë baza ushtarake

Shqipëria dhe NATO më të fortë se kurrë, Peleshi: “Defender Europe 23” po zhvillohet në pesë baza ushtarake

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi ka deklaruar sot se stërvitja “Defender Europe 23” është duke u zhvilluar aktualisht në pesë baza ushatarake.

Ai ka potencuar se në këtë stërvitje të madhe, që përfshin operacione tokësore, ajrore dhe detare, Forcat e Armatosura “po tregojnë gatishmëri dhe përkushtim maksimal”.

“Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe NATO janë më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë”, ka shkruar Peleshi në Facebook.


Në datat 15 maj – 9 qershor 2023, Shqipëria do të mirëpres dhe do të zhvillojë stërvitjet “Imediate Response” dhe “Astral Knight”.