LAJMI I FUNDIT:

Pejë, 119 raste me tumor në katër muajt e parë të këtij viti

Pejë, 119 raste me tumor në katër muajt e parë të këtij viti

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë në katër muajt e parë të këtij viti ka pasur 119 raste me tumor dhe prej tyre 59 femra dhe 60 meshkuj.

Statistikat se saa i përket moshës prej 18-34 vjeç janë 10 raste, prej moshës 35 deri 44 vjeçar janë 27 raste, 45-55 vjeç janë 28 raste, 55-64 vjeç janë 19 raste ndërsa mbi 65 vjeç 38 raste. Nën moshën 18 vjeç fatmirësisht rastet janë në numër të pakët.


Përndryshe edhe në muajin prill ka vazhduar me intensitet në trajtimin pacientëve në në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.  Numri i të shtrirëve gjatë muajit prill ishte 1,314 pacientë dhe nga ta 633 ishin nga Peja, 191 nga Istogu, 166 nga Klina, 113 nga Komunat Deçan dhe Junik dhe të tjerë nga Komunat tjera të Kosovës .

Gjatë muajit prill 2018 janë kryer 308 operime ndërsa mesatarja e operimeve të kryera për një ditë është 10.2 operime.

Ndërsa numri i të lindurve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë në prill ka qenë 159 dhe duhet cekur se mesatarja e lindjeve në vitin 2018 është 3.7 që është më e vogël se vitin e kaluar kur kishte 5.4 lindje mesatarisht në ditë.

Edhe sa i përket shërbimeve Infermierisë gjatë këtij muaji shifrat flasin për punë të mëdha që ka kryer stafi i Infermierisë në Spitalin e Pejës, ngase janë kryer 28,139 shërbime që kanë ndihmuar në kryerjen e 16,885 vizitave mjekësore.

Padyshim që Emergjenca ishte shërbimi më i ngarkuar edhe në këtë muaj me trajtimin e rasteve të sëmundjeve dhe këtë muaj ka pasur 4,499 raste apo mesatarisht nga 148 raste për 24 orë.

Gjatë muajit mars numri i atyre që kanë bërë analiza laboratorike ka qenë 1,576 persona.

Stafi i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë  uron  shërim sa më të shpejtë pacientëve që ishin të shtrirë tek ne ndërsa rikonfirmojmë gjithnjë gatishmërinë për ti shërbyer të gjithë qytetarëve me të gjitha kapacitetet që disponojmë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori