Nga: Giacomo Palermo
Përktheu: Vranin Gecaj
Në epokën në të cilën ne jetojmë, komunikimi vizual është në qendër të jetës së përditshme të individëve, gjithashtu edhe fetë janë përshtatur në mediat e reja.
Për këtë arsye puna e regjisorëve, sidomos ajo e realizuar nga Gjon Kolndrekaj, shqiptarit nga Peja, ka një rëndësi thelbësore për transmetimin e vlerave themelore të besimit tek brezat e rinj. Sot Gjoni vlerësohet nga kritikët më të rëndësishëm ndërkombëtarë si regjisori më i mirë në botë në sektorin e filmit të shenjtë, me një pasuri prej mbi 80 filmash dhe dokumentarësh në lidhje me tre fetë monoteiste.
Ai u diplomua në Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë në Romë dhe është i vetmi regjisor që njeh nga afër katër Papët e fundit. Me vullnetin e Papa Gjon Palit të II-të, ai krijoi për Jubileun e vitit 2000, serinë: Udhëtimi në vendet e shenjta, prezantuar nga njerëz të famshëm nga bota e kulturës, shkencës, politikës dhe sportit. Ai u takua me Patriarkun e Madh të Rusisë, Aleksei i II-të dhe me miratimin e botës ortodokse bëri filmin dokumentar: Santa Caterina del Sinai.
Më 1987 ai prezantoi në Kajro një punë të rëndësishme për Kuranin e Shenjtë, të sponsorizuar nga Al Halazar dhe me miratimin e qendrave më të rëndësishme islamike në botë. Në bashkëpunim me Qeverinë kineze, prodhoi filmin dokumentar për Matteo Riçi-n, një jezuit në mbretërinë e dragoit, i paraqitur në Selinë e Shenjtë më 28 qershor 2009 në prani të ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës (një datë historike sepse për herë të parë një përfaqësues i Republikës Popullore të Kinës ka kaluar në kufijtë e Shtetit Papal).
Puna e tij e fundit është “Videocatechismo della Chiesa Cattolica” (Videokatekizmi i Kishës Katolike), një film 25-orësh, i ndarë në 46 episode, i xhiruar në 70 vende të botës me pjesëmarrjen e 60 mijë njerëzve përfshirë ekstrakte dhe karaktere. Ky film u sponsorizua nga Këshilli Papnor për Ungjillizimin e Ri në bashkëpunim me Kishën Universale.
Në vitin 1983 ai realizoi për Caritas videon “Football Star” ku mbi 40 kampionë të futbollit botëror kënduan për solidaritet: Platini, Cabrini, Rossi, Gullit, Rivera, etj. Videoklipi i suksesshëm “Little Song” atëherë fliste për AIDS një bashkëpunim i shumë artistëve, Giuliano Gemma, Domenico Modugno, Amendola, Oreste Lionello, Gasman, Marisa Laurito, Fabrizio Frizzi, Tognazzi etj.
Gjon Kolndreaj ka mbi dyzet vite karrierë në RAI me programe të suksesshme, të tilla si Green Line me Federico Fazzuolin, Cirku i Lumtur kënga e të cilit u këndua nga Paul Mcarteny. Edhe pse shumë revista në të gjithë botën kanë shkruar për të, ai nuk jep intervista. Historiani shqiptar Ylli Polovina i kushton pesë kapituj atij në librin RAI-Albania.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Teksa burrat e papunë ikin jashtë vendit, gratë shqiptare shfrytëzojnë liritë e reja

Dëshmi nga Beteja e Koshares: Oficeri i vrarë rus Vitali Bukharin, mercenar për një pjatë supë më tepër!

Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur

Kol Idromeno, i përvetësuar për një copë buke internimi

Jeta në komunizmin shqiptar

PEMËT

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen