Peja triumfon ndaj Bashkimit

Pejanët këtë ndeshje e fituan me rezultat 83:70.
Takimin e zhvilluar në “Karagaçi” e nisën më mirë vendasit duke fituar në prridhën e parë me rezultat 19:17. Në periudhën e dytë, mysafirët u kthyen fuqishëm duke fituar me gjashtë pikë epërsi, 24:18.
Periudha e tretë doli të jetë vendimtare pasi Peja e fitoi me 15 pikë epërsi, që mjaftoi për të siguruar fitoren e katërt rresht në Ligën Ballkanike.
Tani Peja ka katër fitore dhe një humbje në Grupin B, ndërsa Bashkimi ka dy fitore dhe tri humbje.

Nga
Telegrafi
24/11/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































