LAJMI I FUNDIT:

Peja përqafon teknologjinë, së shpejti bëhet me qendër rinore inovative

Peja përqafon teknologjinë, së shpejti bëhet me qendër rinore inovative

Së shpejti në Pejë do të hapet qendra inovative, lokacioni i së cilës do të jetë në Vitomiricë.

Kjo pasi Komuna e Pejës në bashkëpunim me organizatën NGN kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e objektit të Qendrës Rinore në këtë fshat.


Siç ka njoftuar organizata, kjo qendër e inovacionit do të jetë e shfrytëzueshme për të rinjtë e të gjithë rajonit të Pejës.

“Projekti ‘Building Youth Innovation in Vitomirica’ me shtytjen dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në fushën e teknologjisë informative, mbështetjen e start-up-eve inovative, zhvillimin e kreativitetit tek të rinjtë dhe mentorimin e tyre, si dhe krijimin e një hapësire punuese për të gjithë duke përfshirë të gjitha komunitetet”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se kjo marrëveshje është vetëm gur-themel i zhvillimit të qendrës inovative dhe bashkëpunimit mes Komunës së Pejës dhe organizatës NGN, gjithmonë me mbështetjen Ambasadës amerikane në Prishtinë.

“Shumë shpejtë rajoni i Pejës do të ketë një shtëpi për të rinjtë dhe zhvillimin e tyre, ndërsa po bëhen përpjekjet e duhura për të revitalizuar qendrën sa më shpejtë që është e mundur, njëherit duke përqafuar teknologjinë më të re të 5G”, bëhet e ditur mes tjerash.

Informata të tjera rreth procesit thuhet se do të publikohen me kohë, ndërsa stafi i NGN ka falënderuar Pejën për përkrahjen e vazhdueshme.

“Njëherësh falënderojmë edhe Ambasadën e Amerikës në Prishtinë e cila ka përkrahur idenë tonë dhe vazhdon të mbështesë të rinjtë e Kosovës në zhvillimin e tyre. Projekti financohet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe NGN”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori