Palestra “Sezai Surroi” ishte e ndezur më shumë se kurrë më parë me një atmosferë sensacionale dhe brohoritje të pareshtura të Arpaxhikëve dhe Shqiponjave që kishin ardhur nga Peja.

Çerekun e parë të dyja skuadrat luajtën me shumë tension dhe nervozizëm, gjë që u vërejt në fazën e sulmit ku pat shumë gabime, por megjithatë pejanët me trepikëshat e tyre krijuan një epërsi solide, 8-15.


Çereku i dytë i takoi të rikthyerit nga lëndimi, Blerim Mazrekut, i cili ishte i pandalshëm në trapez me 10 pikë, duke ia mundësuar kështu ekipit të tij që ta ruajë epërsinë, 29-34.

Me lojën e mirë të Muhamed Hasanit dhe trepikëshat e Rokas Uzas, vendasit e dominuan çerekun e tretë dhe kështu dolën në epërsi për herë të parë në këtë takim, 54-46.

Në çerekun e katërt u zhvillua luftë për çdo top në parket. Peja i konsolidoi radhët e veta dhe ia doli të kthehej në lojë. Tetë sekonda pa përfunduar takimi, në skenë doli Dardan Berisha me një trepikësh për ta dërguar ekipin e tij në finale, 63-64

Peja tani do të takohet në finale me Sigal Prishtinën e cila të enjten e mposhti Trepçën në gjysmë-finalen e parë.


Koshashënuesit më të mirë të Sigkos Bashkimit
1Rokas Uzas 18 pikë
2Kejuan Johnson 14 pikë
3Muhamed Hasani 10 pikë
4Mark Dawson 10 pikë
Koshashënuesit më të mirë të Pejës
1Blerim Mazreku20 pikë
2Dardan Berisha15 pikë
3Alban Veseli13 pikë
4Samir Shaptahoviq10 pikë

/Telegrafi/

telegrafi sport app