LAJMI I FUNDIT:

Peja kampione e Kosovës në tenis

Peja kampione e Kosovës në tenis

Klubi i Tenisit Peja është shpallur kampione e Kosovës në konkurencën ekipore.

Në finale tenistët pejan mposhtën Prizrenin me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Pikën e parë Pejës ia siguroi Skënder Katana i cili ishte më i mirë se Arbin Koro.


Në meçin e dytë pas një drame të madhe Stefan Micov shënoi fitore ndaj Mal Agushit duke barazuar rezultatin në 1-1.

Titullin e kampionit të Kosovës e vendosi meçi në çifte ku dyshja e Pejës Katana/Agushi mposhtën kombinimin prizrenas Micov/Zulji dhe me meritë e fituan trofeun e çmuar.

Paraprakisht në gjysmëfinale Peja nuk pati problem në përballje me klubin prishtinas DielliX derisa Prizreni me 2-1 eliminoi Prishtinën.