Peja e fortë për 21-shin

Teleboysat e nisën në mënyrë fascinante çerekun e parë me aksione të shpejta dhe të sakta duke krijuar një epërsi solide mbi pejanët që i kishte kapluar një nervozizëm i madh, 15-23.
Ndërsa, në çerekun e dytë gjërat ndryshuan. Pejanët të ndihmuar nga Samir Shaptahoviq u rikthyen në lojë me një seri të shpejtë prej 15-0 për ta përmbysur epërsinë dhe për të dalë në avantazh, 42-29.
Në çerekun e tretë vendasit e ngritën edhe më shumë epërsinë, kryesisht me anë të trepikëshave të Shaptahoviqit dhe Veselit, 60-44.
Çereku i katërt u zhvillua vetëm sa për formalitet, sepse pejanët veç e kishin siguruar fitoren në këtë takim dhe Teleboysat nuk patën mundësi të ktheheshin në lojë. Ndeshja përfundoi me 12 pikë epërsi për Pejën, 74-62.
| Koshashënuesit më të mirë të Pejës: | ||
| 1 | Samir Shaptahoviq Alban Veseli | 20 pikë |
| 2 | Dardan Berisha | 18 pikë |
| 3 | Samir Shaptahoviq | 17 pikë |
| 4 | Valdet Grapci | 8 pikë |
| Koshashënuesit më të mirë të RTV 21: | ||
| 1 | Kendrick Jones | 22 pikë |
| 2 | Ersan Ozseven | 13 pikë |
| 3 | Brendan Roberson | 9 pikë |
| 4 | Elvan Iljazi | 8 pikë |
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/05/2013



















































